Çdo ditë e më “larg” BE-së, paralajmërimi që “dridh” Serbinë, ja çfarë e pret nga shteti i Kosovës shumë shpejt

Politika

Çdo ditë e më “larg” BE-së, paralajmërimi që “dridh” Serbinë, ja çfarë e pret nga shteti i Kosovës shumë shpejt

Nga: M.H. Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:44
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, foto ilustrim nga “Bota sot”

Kosova dhe Serbia priten të rifillojnë dialogun në qeshor të këtij viti.

Ishte përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, I cili njoftoi se në qeshor do të rinis dialogu mes dy shteteve.

Pavarësisht kësaj, Serbia ende po vazhdon të provokoj shtetin e Kosovës me deklarata të ndyrshme.

I fundit që lëshoi një deklaratë provokuese për Kosovën ishte Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq i cili tha ditë më parë se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse dikush pret nga Serbia që thjeshtë ta njoh pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë nuk do të ndodhë kjo. Nuk është e lehtë. Ne besojmë se mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje mund të jetë nëpërmjet kompromisit, por këto kompromise nënkuptojnë se të dyja palët në këtë proces nuk do të jenë plotësisht të kënaqura dhe asnjëra palë nuk do të marrë çdo gjë”, ka thënë Selakoviq në një intervistë.

Në lidhje me këtë temë Mirsad Voca, doktor shkence dhe ligjërues i gjeopolitikës në Paris, për gazetën “Bota sot”, u shpreh se qëndrimi politik serb ndaj Kosovës është I njejti me atë të viteve të 1990-ta mirëpo që Kosova nuk duhet të merret shumë me deklarata të zyrtarëve serbë.

Image
Mirsad Voca

“Qëndrimi politik serb ndaj Kosovës por dhe rajonit është i njëjtë me atë të viteve të 1990-ta dhe Kosova nuk duhet të merret shumë me deklarata tashmë të njohura të zyrtarëve serb.

Serbia nuk do të mund të afrohet me BE, pa e njohur Kosovën, dhe kjo është mjaft mirë e qartësuar nga BE dhe SHBA”, tha Voca.

Tutje, ligjëruesi shton se Serbia edhe zyrtarët serbë nuk po arrijnë të shohin realitetin për Kosovën dhe merren me këto lloj deklaratash.

Gjithashu shton se fryma e politikës së Serbisë nuk përkojnë me frymën e shteteve perëndimore apo në BE.

“Zyrtarët serb vazhdojnë me diskurse agresive ndaj Republikës së Kosovës, dhe ky qëndrim nuk do e afroj Serbinë me BE. Ata vazhdojnë me politiikën e tyre të vjetër sepse nuk dijnë dhe nuk dëshirojnë ndryshe.

Ti rezistosh realitetit të ri në Ballkanin perëndimor është një humbje kohe dhe stagnim në proceset integruese euroatlantike dhe për këtë mbanë barrën Shteti serb, politika e të cilit nuk dëshiron orientim në frymën e shteteve perëndimore apo në BE”, u shpreh Voca.

Profesoi nga ana tjetër thotë se shtet serb nuk shkëputet nga e kaluara e saj, nuk gjen dhe kthen trupat e personave të zhdukur që nga viti 1999, nuk dëmshpërblen dhe njeh Kosovën.

Voca paralajmëron Serbinë që do ta pres një padi e rëndë për veprim gjenocidi nga Kosova dhe duhet të jetë e fokusuar në këtë drejtim.

“Kosova në dialog me Serbinë nuk ka çfarë të negocioj as për fqinjësi të mirë si dy shtete që duan të integrohen në BE, po që se ky shteti serb nuk shkëputet nga e kaluara e saj, nuk gjen dhe kthen trupat e personave të zhdukur që nga viti 1999, nuk dëmshpërblen dhe njeh Kosovën dhe nuk kërkon falje për dëmet e luftës. Për më tepër, Serbinë e pret një akuzë tjetër e rëndë për veprim gjenocidial ndaj Kosovës pranë Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto janë parime dhe elemente mbi të cilët Kosova duhet përqëndruar, pa u fokusuar në diskursin e kahmotshëm politik agresiv serb me tipare hegjemonike”, nënvizon Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat