“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” – flet djaloshi që bëri jehonë sot me këtë parullë në Prishtinë

Politika

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” – flet djaloshi që bëri jehonë sot me këtë parullë në Prishtinë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:57
Amar Pushka

Sot në Prishtinë u mbajt një protestë për përkrahjen e Palestinës.

Në këtë protestë pati parulla të shumta por njëra që ra më së shumti në sy ishte ajo e një djaloshit nga Peja i cili kishte shkruar  “Liria jonë nuk është e paplotë pa lirinë e Palestinës".

Amar Pushka nga Peja përmes një postimi ka treguar se pse e ka bërë këtë parull. 

Ai në postimin e tij ka shkruar se si musliman nuk mund të jetë i lirë pa qenë të lirë edhe muslimanët në Palestinë.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në ditë feste në protestë, përderisa Palestina për shumë vite nuk ka festë të Bajramit, por luftë e bombardime

Sqarim pas disa kritikave ndaj mejeThënja “Ne e dimë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve” është thënje e Nelson Mandelës, e cila mua më pëlqeu dhe me të protestova sotE përdorur nga unë më qëllimin se unë si musliman nuk jam i lirë pa qenë të lirë muslimanët palestinez, sepse ne muslimanët jemi një, ashtu si ka thënë Muhammedi alejhi ue selem”Myslimanët në lidhjen dhe mëshirën në mes tyre, janë si një trup i vetëm! Nëse ndjen dhembje në një gjymtyrë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat