Juristi “godet” PDK-në, i drejtohet ashpër për kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

Politika

Juristi “godet” PDK-në, i drejtohet ashpër për kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

Nga: M.H. Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:50
Gjykata Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e energjisë elektrike për komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Ishte deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se ky vendim është antikushtetues për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve të Kosovës para ligjit.

Deliu-Kodra tutje tha se ky vendim i cili u përkrah nga deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe e dëmton buxhetin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda një viti ka ndarë 21 milionë euro për pagesën e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës, pasi edhe në qeverinë Kurti 1 ishin ndarë 10 milionë euro për këtë çështje.

Sipas Deliu-Kodrës këto mjete do ishte më mirë të shfrytëzoheshin për blerjen e vaksinave anti-COVID.

“Ky vendim i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës duke marr kështu në mënyrë të kundër kushtetuese taksat e qytetarëve për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të Kosovës. Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të barabarta dhe të zbatueshëm sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për qytetarët e pjesës së veriut”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e PDK-së, drejtuar Kushtetueses.

Juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se me vite të tëra është shkelur Kushtetuta për barazi për qytetarët e vendit duke u krijuar një favor vetëm për pakicat serbe.

Image
Blerim Burjani

Burjani thotë se PDK e cila është ankuar deri sa ka qenë në pushtet ka paguar të njejën shumë.

“Me vite të tëra është shkelë Kushtetuta rreth temës së barazizë, këtë të gjithë e kanë ditur edhe bashkësia ndërkombëtare, që është e krijuar një favor për pakicën serbe e cila është kundërligjshme për të ndihmuar serbët e mbetur në Kosovë, e që tash i ka ardhë fundi. Vetë ata që dikur kanë paguar 11 milionë euro kur ishin në pushtet, tash të njejtit e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të ndal pagesën e rrymës në veri”, u shpreh Burjani.

Më tej, ati shton se kjo pagesë është antikushtetuese dhe shkel parimet e barazisë dhe nuk duhet të lirohen vetëm pakicat serbe por edhe të pakicat e tjera etnike.

“Normal epilogu dihet pagesa është antikushtetuese shkel parimet e barazisë , krijon favore të çuditshme për një pakicë etnike në Kosovë që ka edhe tjera pakica e jo vetëm serbët e veriut e Kosovës e që nuk mund të trajtohet nën asistenc sociale për të i liruar nga pagesa e rrymës këto gjëra janë të dijshme”, nënvizon Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat