Ç’kapja e shtetit nga Albin Kurti, Krasniqi tregon suksesin e jashtëzakonshëm të qeverisë aktuale në vetëm 50 ditët e para

Politika

Ç’kapja e shtetit nga Albin Kurti, Krasniqi tregon suksesin e jashtëzakonshëm të qeverisë aktuale në vetëm 50 ditët e para

Nga: N. H Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ditën kur është votuar Qeveria Kurti 2, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës premtoi se ekzekutivi i drejtuar nga ai do të shquhet për qeverisje të mirë, e veçmas për ç’kapje të shtetit.

E, në 50 ditshin e parë të Qeverisë Kurti 2, njohësi i rrethanave politike është i mendimit se qeveria aktuale është në rrugën e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, duke folur për 50 ditshin e parë të Qeverisë Kurti 2, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ditët e para të qeverisjes janë përcjellur me menaxhimin e pandemisë Covid-9.

Gjersa, e ka konsideruar një sukses të madh zvogëlimin e numrit të të infektuarve, ku shprehet se ekzekutivi aktual e ka sjellur nga një mijë raste në ditë, në vetëm 40.

Image
Islam Krasniqi

“Ne po presim dhe besojmë së kjo qeveri do t’i realizojë mbi 80 për qind të programit dhe premtimit të saj. Pesëdhjetë ditshin e parë e kanë përcjellur këtë qeveri me problemet rreth menaxhimit të Covid-19, ku nga njëmijë raste aktive e solli në 40, që është një sukses i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht analisti Krasniqi.

Tutje, Krasniqi deklaron se qeverisë aktuale i kanë shpallur luftë edhe mediat në vend, pasi që, sipas tij, kjo e fundit ju ka ndalur këtyre financimin e kundërligjshëm nga pushtet e kaluara.

“Qeverisë Kurti 2 një pjesë e madhe e mediave i kanë shpallur luftë sepse ju ka ndalur financimin e kundërligjshme nga pushtet e kaluara, ka filluar edhe ndaljen e keqpërdorimeve të bordeve apo edhe të individëve të caktuar të cilët keqpërdorën taksën e qytetarëve për t’i sjellur përfitime vetit apo dikujt tjetër”, ka thënë me tej ai.

Krejt në fund, analisti Krasniqi ka theksuar se Qeveria Kurti 2 ka filluar me hapa ta sigurt, ndërsa konsideron se është në rrugën e duhur për ç’kapjen e shtetit.

“Kjo qeveri ka filluar me hapa të mbarë duke intervenuar nëpër institucione me persona të ndërgjegjshëm dhe të pakorruptuar dhe partiak, që kanë një karrierë të ndertuar pa ndonjë aferë, që tregon së rruga drejtë ç’kapjes së shtetit është e sigurt por e cila nuk mund të behet me hapa të shpejtë”, ka thënë krejt në fund, analisti politik, Islam Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës më 22 mars zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeverinë e Kurtit e mbështetën deputetët e komuniteteve joserbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat