Eksperti i sigurisë: Kjo ishte “goditja” më e madhe që Albin Kurti i dha Serbisë - më në fund kjo qeveri do e ç’kap shtetin

Politika

Eksperti i sigurisë: Kjo ishte “goditja” më e madhe që Albin Kurti i dha Serbisë - më në fund kjo qeveri do e ç’kap shtetin

Nga: N. H Më: 16 maj 2021 Në ora: 21:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kuvendi i Kosovës më 22 mars zgjodhi qeverinë e re të vendit me kryeministër Albin Kurtin.

Këto 50 ditët e para të Qeverisë Kurti 2 për analistët dhe njohësit e çështjeve të sigurisë nuk ishin ditë të një qeverisjeje të zakonshme.

Ish-zv. Ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë se Qeveria Kurti, me konstituimin e saj dhe aktivitetin e saj që i bëri në këto 50 ditët e para, ka filluar suksesshëm ta menaxhojë situatën në vend.

Image
Hajrullah Tërnava

“Qeveria Kurti 2, më 14 shkurt i fitoi votat në shumicë absolute nga qytetarët e Kosovës, si rezultat i situatës të krijuar tani e 21 vite që u qeverisë ky vend nga të gjitha partitë deri më tani, sikur që janë; PDK, LDK, AAK, NISMA,AKR dhe Lista Serbe. Situatën e krijuar nga qeverisjet e dëmshme, tani ia humbën shpresën dhe dinjitetin qytetarëve të saj, me krimet dhe zhvatjet që ia bërën shtetit të tyre, prandaj jo rastësisht Kosova ka mbetur shteti më i izoluar në botë e sidomos në BE, pa liberalizim të vizave e mos të flasim anëtarësimin në institucione ndërkombëtare si NATO, UNESKO etj. Sukseset e kësaj qeverie po vërehen në menaxhimin e situatës së pandemisë, ku infektimi në mënyrë rapide ka filluar të ulët, dhe krejt në numra të vogël tani është në paraqitje e sipër, kësaj po i shkon për shtati edhe vaksinimi i popullatës që po ndodhë, kjo e dëshmon të vërtetën e asaj që e thash deri më tani, edhe që është herët tani të flasim për sukseset e një qeverie që kaq shkurt është në pushtet, edhe që është tepër herët të vlerësohen ato rezultate, sepse për një qeveri që e ka mandatin katërvjeçar ka kohë kur duhet ta rishikojmë situatën e suksesshme të saj, dhe të flasim për ë arriturat e saj”, ka thënë Tërnava.

Tërnava me tej shprehet se qeveria aktuale edhe pse është në fillimin e qeverisjes së saj, e ka filluar luftimin e të këqijave në përgjithësi, dhe se shembulli më i mirë ai thotë se është rasti me deputetët që kishin më shumë se një vend pune.

“Tani në ato vende të punës po punësohen të tjerë, dhe me këtë po dëshmohet angazhimi i kësaj qeverie për shtimin e vendeve të punës për njerëz që janë të papunë, kjo praktikë duhet të vazhdohet edhe për tjerë qytetar që i kanë dy e më tepër vende të punës, e sidomos te atyre që deri tash ishin në shërbim të marrëdhënieve të shtetit dhe të dëgjueshmit e tyre, që si rezultat i asaj që ishin në shërbimin e tyre arritën të punësohen në shumë vende të punës aty ku donin dhe ku ishin rrogat e larta, prandaj jo rastësisht tani ata janë tepër të pasur, kurse kemi qytetar të terë të varfër që jetojnë nga ndihmat sociale”, tha me tej ai.

Eksperti i sigurisë në vend gjithashtu tregon se qeveria në fjalë tani po punon edhe në formimin e ligjit të Vetting-ut, i cili, sipas tij, kërkon kohë deri të miratohet dhe të hyjë në funksion.

“Me miratimin e këtij ligji shumë shpejt do të spastrohet shoqëria nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, dhe të gjitha të “palarat “ e atyre që kane krye krime të ndryshme do t’iu dalin në shesh. Është me rëndësi se në hap me kohën edhe Ministria e Drejtësisë ka ndërmarr veprimet e saj, dhe shpejt do të miratohet Ligji për konfiskimin e pasurisë të jashtëligjshme, dhe shumë nga ata që tani e kanë krijuar pasuri marramendëse në mënyra kriminale tani nuk po rrijnë rehat, prandaj jo rastësisht kësaj qeverie se për çfarë po ndërmerr ligjshëm, opozita i rrijnë si “grejzit” me gjithfarë ofendime dhe sulme i bëhen nga të gjitha partitë që i përmenda deri më tani, sepse me këtë po argumentohet e thëna se “kush e ka mizën mbas veshit e kruan veshin”, prandaj e gjithë opozita e tanishme është në stres nga ato që po i ndërmerr kjo qeveri, prandaj edhe kjo situatë po e argumenton faktin se veprimet që po i ndërmerr kjo qeveri janë të qëlluara dhe serioze bash me ato premtimet që gjatë zgjedhjeve elektoratit ua premtojë LVV-ja dhe Lista “Guxo””, u shpreh ai.

Ai nënvizon se me kalimin e ditëve për këtë qeveri, nga ana tjetër opozita veç sa do të vije duke u shqetësuar.

“I gjithë parlamenti po e dinë që po kalojnë vetëm 50 ditë të qeverisjes së kësaj qeverie, por në të njëjtën kohë për opozitën është shqetësuese se çfarë do të ndodhë kur të kalon një kohë e konsiderueshme e kur edhe faktori ndërkombëtar po e përkrah këtë Qeveri në veprimet e saja dhe sikur po deklarohen se janë optimist në vendimmarrjen e kësaj qeverie për spastrimin e Kosovës, nga krimet që e patën kaplua deri më tani, dhe më në fund kjo qeveri tani do e ç’kap shtetin nga krimin në përgjithësi, dhe Kosovës shpejt do t’i hapen rrugët drejte BE-së, e sidomos me jetësimin e dy ligjeve që i përmenda më lartë, Qeveria Kurti shumë gjatë do e qeverisë Kosovën”, ka nënvizuar Tërnava.

Kurse, në fund, sa i përket dialogut me Serbinë, Tërnava ka theksuar se Kurti i dha goditje të fuqishme shtetit të Vuçiqit pasi refuzoi të takohen me ekipin serb më 11 maj, ashtu siç ishte paralajmëruar.

“Përgatitjet për bisedime me Serbinë, për njohje reciproke që është duke e përgatitë Kurti janë për lakmi, sidomos refuzimi i tij që ia bëri propozimit të mëhershëm ndërkombëtarëve se u duhet që të takohet me ekipin e Serbisë më 11 maj, ishte një goditje e rëndë për Serbisë, e sidomos që e vetmja rrugë për të biseduar mund të flitet vetëm për njohje reciproke, kjo është diçka e fortë nga ana e kësaj Qeverie e jo si deri më tani mbi 10 vite bisedimeve me Serbinë, dhe në ato biseda ishin përshtypjet sikur ne të ishim fajtore për luftën që ndodhi mbes neve dhe Serbisë. Edhe përgatitja për ngritje të aktakuzës ndërkombëtare ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj Kosovës, është një sukses me të cilën kjo qeveri do të hyj në historinë e qeverive të suksesshme të Kosovës e jo si qeveritë e mëparshme që as që guxonin ta përmendin ngritjen e aktakuzave të tilla, dhe e rëndësishme është që në grupin për bisedime do të përfshihen njerëz të ngritur të gjitha partive ato që donë më qenë pjesëmarrës të këtyre bisedimeve”, ka thënë në fund, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat