Padia ndaj shteti serb, juristi tregon nga cilat shtete mund të bëhet një padi e tillë

Politika

Padia ndaj shteti serb, juristi tregon nga cilat shtete mund të bëhet një padi e tillë

Nga: A.SH Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:23
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ngrisin padi ndaj shteti serb i cili ka kryer gjenocid ndaj popullit të Kosovës.

Por, profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Megjithatë, ai bëri të ditur se nuk e di sesi mund të ndodhë kjo, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është në mesin e shteteve nga statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Njohësi i çështje juridike dhe politike në vend, Blerim Bujrani ka thënë se, një padi e tillë duhet të bëhet nga shtetet e ish-Jugosllavisë si; Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Mendimi i im është se një padi e tillë duhet të bëhet nga ish-shtetet e Jugosllavisë Kroacia, Bosnja dhe Hecegovina këto tre shtete mund të bëjnë një padi të cilën do ta kishte dorëzuar Kroacia, pra Serbia ka bërë krime të mëdha dhe për këtë duhet të ndëshkohet dhe duhet të paguaj reparacione të dëmeve të luftës”, ka thënë ai.

Image
Blerim Burjani

 

Ai tutje është shprehur se, kjo çka po flitet është markenting sepse arsyet tashmë janë të dijshme Kosova nuk është anëtare e OKB dhe kjo automatikisht ia pamundëson edhe pdin në gjykatën ndërkombëtare.

“Kosova ka pengesa e saj ligjore ndërkombëtare dhe kjo çfarë po flitet është më shumë marketing se sa realitet sepse mund të hedhet poshtë, arsyet tashmë janë të dijshme Kosova nuk është anëtare e OKB dhe kjo automatikisht ia pamundëson edhe padinë në gjykatën ndërkombëtare për këtë ose e dinë e s’duan ta kuptojnë ose bëjnë lojëra nacional-patriotike, kjo e dyta është më shumë gjasë nacional patritozmi dhe e vërteta reale ndërkombëtare janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe të pa krahasueshme. Nuk do të ishte mirë të vihen në siklet miqtë tanë edhe për çështjen se kush ta paditë Serbinë pasi që Kosova ka probleme të kësaj natyre që përmend Daniel Server një nga njohësit më të shquar të marrëdhënieve balllkanike”, përfundon Burjani për Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat