LDK fillon rrugën e ndryshimit

Politika

LDK fillon rrugën e ndryshimit

Nga: A.M. Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:35
Lumir Abdixhiku

Viteve të fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur rënie në mbështetjen e qytetarëve.

Kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 14 shkurt, ku kjo parti u renditë si partia e tretë.

Por, pas ndryshimeve që u bënë në këtë parti duke filluar nga kreu i partisë, e ndryshimi i kryesisë së partisë kanë filluar të vërehen ndryshimet brenda LDK-së.

Kjo parti i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për padinë kundër Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Lidhur më këtë çështje, ka folur për “Bota sot” opinionisti Adem Bytyçi, ku ka përmendur se LDK në statusin e opozitës është duke u treguar më bashkëpunuese me pozitën për çështjet më interes të vendit.

“Tani edhe në  statusin e opozitës është duke u treguar më bashkëpunuese me pozitën për çështjet më interes të vendit, në dallim nga PDK-ja , e cila refuzon çdo bashkëpunim me Qeverinë edhe për proceset të cilat janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e shtetit të Kosovës, siç janë negociatat me Serbinë dhe padinë kundër Serbisë për gjenocid”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, nëse Lidhja Demokratike Kosovës vazhdon në këtë mënyrë do t`i rikthehet reputacionin që e ka pasur dikur.

“Ekziston përshtypja se LDK, nëse vazhdon të jetë konstruktive në funksion të interesave të vendit do t'ia kthej partisë reputacionin që e ka patur dikur. LDK,  edhe kur ka qenë në kundërshtime të ashpra me disa parti politike në vend për disa procese të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për hir të stabilitetit politikë të vendit ka pranuar të hy në koalicion me të njëjtat subjekte politike për ta qeverisur vendin”, ka deklaruar  Ademi për “Bota sot”.

Gjithashtu,  ai ka folur edhe për deklaratën e kreut të LDK-së Abdixhiku për ish bashkëpartiaken e tij, Donika Gervallën, tani ministre në Qeverinë Kurti2.

“Me erdhi mirë që një ditë Kryetari aktual i LDK- së, Abdixhiku i dali krah  Donika Gervallës, Ministrisë të PJ dhe Diasporës pas një sulmi të ashpër dhe absurd nga disa bashkëpartiakë të PDK-së. Edhe pse do të jetë e vështirë, sikur në zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare të gjenin gjuhen e përbashkët LDK, LVV për ta qeverisur vendit, partitë tjera gati përgjithmonë do t'i lenin në opozitë”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat