Vizitat e shpeshta të Kurtit në Bruksel, analisti: Qeveria serioze, ja cili është shqetësimi i madh i Vuçiqit

Politika

Vizitat e shpeshta të Kurtit në Bruksel, analisti: Qeveria serioze, ja cili është shqetësimi i madh i Vuçiqit

Nga: N. H Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:27
Albin Kurti dhe Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpeshtuar takimet e punës në Bruksel, përcjell gazeta “Bota sot”.

I pari i qeverisë së Kosovës, sonte ndodhet në një darkë pune të thirrur nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Palën e Kosovës në këtë takim në Bruksel e përfaqëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga zyra e të cilit thanë se ai e ka temën e integrimeve bashkë me atë të bashkëpunimit rajonal në agjendë.

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, thotë se shefi i Qeverisë duhet të prezantojë në tavolinën e sotme në Bruksel tema të zhvillimit ekonomik.

Një temë që është e pashmangshme në mbledhjet e sojit të së martës është kërkesa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në lidhje me këtë vizitë, disa fjalë i ka thënë edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se vizitat e shpeshta të shefit të ekzekutivit tregojnë seriozitetin që Qeveria e Kosovës ka karshi bisedimeve me Serbinë.

Image
Faton Mehmeti

“Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel tregon seriozitetin që Qeveria e Kosovës ka karshi bisedimeve me Serbinë. Megjithatë, kjo nuk nënkupton që bisedimet do të fillojnë së shpejti,aq më tepër edhe në një rezultat final”, ka thënë analisti Mehmeti.

Madje, ai është i mendimit se këto vizita të kryeministrit Kurti në Bruksel kanë krijuar shqetësim tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qeveria e Kosovës duket se është e fokusuar në prioritete tjera, krahas saj edhe përgatitjet për bisedimet në Bruksel nuk besoj që do të anashkalohen. Nga vizita e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel duket se është krijuar shqetësim tek Aleksandar Vuçiq të cilit manovrimet në bisedime me Kosovën i kanë hasur në gozhdë”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat