Analisti tregon se ku qëndron problemi për mos liberalizimin e vizave

Politika

Analisti tregon se ku qëndron problemi për mos liberalizimin e vizave

Nga: A.SH Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë.

Kjo për faktin se Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Kushtet të cilat i ka vënë BE, Kosova zotohet t’i ketë përfunduar me sukses.

Por në anën tjetër Kosova do të përballet me procesin e dialogut, e që kryeministri Albin Kurti ka thënë se një gjë e tillë pritet të ndodh në muajin qershor.

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi lidhur me këtë ka thënë se, fakti i mos liberalizimit nuk lidhet me asnjë çështje të brendshme.

Sipas tij, mosliberalizimit lidhet drejtpërdrejtë me dialogun Kosovë-Serbi.

“Çështja e liberalizimit të vizave nuk rrjedhë nga mos përmbushja e kërkesave të paraqitura për liberalizim. Si qeveritë e kaluara, ashtu është kjo, fare nuk kanë përgjegjësi për mos liberalizimin e vizave ndaj Kosovës. Të gjitha kushtet i ka plotësuar Republika. Madje shumë më mirë se të gjitha Republikat tjera të Ballkanit Perëndimor që e kanë liberalizimin e vizave. Fakti i mos liberalizimit nuk lidhet me asnjë çështje të brendshme. Nuk është as krimi dhe as korrupsioni. Nuk ishte as vija kufitare me Malin e Zi. Fakti i mosliberalizimit lidhet drejtpërdrejtë me dialogun Kosovë-Serbi. Këtu është baza kryesore e mos liberalizimit të vizave dhe këtu lypset dhe qëndron shkaku kryesor i mos liberalizimit.”, ka thënë Kelmendi.

Tutje Kelmendi thotë se, në këtë dialog nuk bisedohet për liberalizimin e vizave por nuk duhet të bëhet kompromis ku dëmtohet vendi jonë.

“Tash po vazhdon dialogu me shteti kriminal serb. Nga ky dialog do të varet liberalizimi. Nëse shkon dialogu në rrugën e UE vjen edhe liberalizimi. Dhe anasjelltas nëse ngadalësohet ose ndërpritet dialogu nuk ka as liberalizim të vizave edhe një kohë. Sa nuk dihet! Mirëpo Kosova në dialog nuk shkon për liberalizim të vizave. Në dialogim duhet mbrojtur Republikën e organizimin e saj të brendshëm. Asnjë kompromis nuk duhet bërë ku dëmtohet organizimi i pushtetit dy shkollës brenda vendit. Kuptohet se tërësia territoriale është e paprekshme”, shprehet Kelmendi.

Në fund thekson se, në dialog Kosova i ka përcaktimet dhe temat e veta. Edhe pse më tej Kelmendi shprehet skeptik për liberalizimin e vizave sepse përfaqësuesit e UE si Borell dhe Lajçak janë të mendimit tjetër Asociacionin serb dhe Marrëveshjen për shkëmbim të territoreve.

“Për mua nuk ka Kosovë pa Ujman, Mitrovicë dhe Trepçë. Në çfarëdo transaksioni politik me territore këto tri qendra janë të paprekshme. Në dialog i ka Kosova përcaktimet e veta të dialogimit. Është gjetja e të zhdukureve, përgjegjësia penale e krimit gjenodicial serb, dëmshpërblimi dhe rikthimi i mjeteve financiare të grabitura në Kosovë. Këtu duhet përmendur edhe njohjen reciproke. Nuk ka asnjë temë për dialogim jashtë këtyre çështjeve.
Këtej nuk ka shumë besim se do kemi liberalizim. Përfaqësuesit e UE si Borell dhe Lajçak janë të mendimit tjetër.

Ata kanë dy baza:

1. Asociacionin serb dhe

2. Marrëveshjen për shkëmbim të territoreve.

Temat tjera të cilat i ka Kosova nuk janë tema te tyre. Është vështirë që mbi atë bazë të ketë dialogim të suksesshëm. Këtu është edhe baza kryesore e liberalizimit. Prej këtyre varet dialogu dhe liberalizimi”, ka përfunduar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat