Amerika po ushtron ndikim/ “Ky shtet shumë shpejt do ta njoh Kosovën”

Politika

Amerika po ushtron ndikim/ “Ky shtet shumë shpejt do ta njoh Kosovën”

Nga: A.Morina Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, e kanë njohur shumica e shteteve botërore.

Mirëpo, ajo se çfarë po e penalizon ende Kosovën, është mosnjohja e pavarësisë nga disa vende evropiane të cilat kanë ndikim në pranimin e vendit tonë në Bashkimi Evropian.

Njëra ndër këto shtete është Greqia, ku zyrtarë të këtij shteti ditë më parë vizituan Kosovën dhe dhanë sinjale pozitive për njohje të pavarësisë.

Derisa, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në njohjen e Kosovës nga Greqia.

Analisti beson se Greqia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, shkaku i çështjeve të saj të brendshme, dhe jo raporteve të ndërsjella bilateral mes dy vendeve.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj

“Marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Greqisë, që nga fillimi kanë pasë një qasje pozitive. Arsyet pse Greqia akoma nuk e ka njohur Kosovën, nuk kanë të bëjnë me raportet e ndërsjella bilaterale sa me çështjet e brendshme të Greqisë”, deklaroi ia.

Sipas Duhanaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende aktive dhe po ushtrojnë ndikim te shteti grek për ta njohur Kosovën. Ai potencoi se ky ndikim ka filluar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Për mendimin tim, Greqia ka lëvizur akoma pozitivisht në drejtim të njohjes, sidomos nga Marrëveshja e Uashingtonit, ku administrata Trump ka ushtruar ndikim në ketë drejtim. SHBA, vazhdimisht është aktive në ketë drejtim, dhe mendoj që në një të ardhme të afërt edhe do të vjen deri tek njohja zyrtare”, theksoi ai.

Në fund, analisti kërkoi nga udhëheqësit shtetëror të vendit të fokusohen në kërkim të njohjes nga pesshja evropiane, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën.

“De facto Greqia asnjëherë nuk ka pasur problem me pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mira.

Unë mendoj që Kosova duhet të koncentrohet në kërkim të njohjes nga 5-shja evropiane, e njohje e cila do ta kishte ndryshuar rrënjësisht rrjedhën e konsolidimit shtetëror të Kosovës”, përmbylli Leon Duhanaj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat