Fjalët e Avdylit kanë zemëruar opozitën”, çfarë pritet nga bashkimi Lista Guxo dhe VV në vjeshtë

Politika

Fjalët e Avdylit kanë zemëruar opozitën”, çfarë pritet nga bashkimi Lista Guxo dhe VV në vjeshtë

Nga: A.Z Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:04
Lista Guxo

Lista Guxo e cila në zgjedhjet nacionale garoi në një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, do të vazhdojë bashkëpunimin më këtë subjekt edhe në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se në këto zgjedhje do të bashkëpunojmë vetëm më VV-në sepse edhe në marrëveshjen për koalicion parazgjedhor që kanë, në një nga pikat parashihet edhe bashkëpunimi në zgjedhjet lokale.

Lidhur me këtë, analisti dhe profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, deklaratën e Avdylit e quan të arsyeshme, por edhe diçka që e dëshiron edhe populli, sepse nëse Osmani nuk do të bënte koalicion me LVV-në, por me partitë të cilat kanë humbur, atëherë sipas Mehazit do të ishte e palogjikshme madje edhe absurde. “Pasi presidentja e Kosovës,

Vjosa Osmani u përjashtua nga LDK-ja, normale që gjatë zgjedhjeve lokale do bashkëpunojë sikurse gjatë zgjedhjeve nacionale me LVV-në e Albin Kurtit që morën rekord votash. Deklarata e deputetit të grupit të Osmanit, Haxhi Avdylit, është jo vetëm e arsyeshme, por edhe e dëshiruar nga vetë qytetarët e Kosovës. Do ishte absurde dhe e pa logjikshme që lista "Guxo" e Vjosa Osmanit të koaliciononte me partitë tjera humbëse, sikurse që është LDK-ja apo PDK-ja”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shtuar se Osmani nuk do të bashkëpunojë me asnjë parti tjetër, përndryshe sipas tij, do të ishte budallallëku më i madh, madje do të ishte dhe gëzim për partitë opozitare.

“Zonja Vjosa Osmani përveç me LVV-në me asnjë parti tjetër nuk do bashkëpunojë në zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare, nacionale lista "Guxo" në koalicion me LVV-në fitoi mbi 50% të votave dhe do ishte budallallëku më i madh i Vjosa Osmanit të shkëputej prej LVV-së e të koaliciononte me ndonjë parti tjetër gjatë zgjedhjeve lokale. Shkëputja e listës "Guxo" nga LVV-ja do ishte një luks e gëzim i madh edhe për partitë opozitare PDK, LDK e AAK, mirëpo deklarata e deputetit Haxhi Avdyli, se edhe gjatë zgjedhjeve lokale grupi "Guxo" do bashkëpunojë në vazhdimësi me LVV-në, fatkeqësisht, fjalët e Avdylit kanë zemëruat partitë opozitare”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat