PDK nuk di të ndalet/ Në mungesë të argumenteve kundër Qeverisë Kurti – po vazhdon ta përdorë …!

Politika

PDK nuk di të ndalet/ Në mungesë të argumenteve kundër Qeverisë Kurti – po vazhdon ta përdorë …!

Nga: A.Morina Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:01
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Ani pse kanë kaluar më shumë se 20 vite që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ende vazhdon ta përdorë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), si ‘karrem’ për përfitime politike, e sulme ndaj kundërshtarëve.

Së fundi, pas incidentit në mes disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe veteranit Faik Fazliu, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe disa anëtarë të tjerë, u ‘vërsulen’ me akuza dhe kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Cilësimet si “kurvar” dhe bandit, për një invalid të luftës së UÇK-së, nuk janë as rastësi e as risi. Janë në vazhdën e narratives së ndërtuar nga Vetëvendosje për të shembur historinë më krenare të popullit të Kosovës. Historinë ku protagonistët e kësaj partie ndjehen të turpëruar”, shkroi deputetja Deliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Sa i përket incidentit në mes Faik Fazliut dhe policisë, analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” e cilësoi si çështje tipike ligjore.

Ai e ndërhyrjen e PDK-së në këtë temë e konsideroi me prapavijë politike, me qëllim të sulmimit të Qeverisë Kurti.

Image
Analisti politik, Adem Bytyçi

“Para së gjithash, raporti në mes veteranit të UÇK-së, Fisnik Fazliut dhe policisë është çështje tipike ligjore dhe si e tillë duhet të trajtohet.

Ndërhyrja e PDK-së, apo e ndonjë anëtari të kësaj partie në këtë çështje bëhet me prapavijë politike, me qëllim të sulmit ndaj Qeverisë Kurti”, deklaroi analisti.

Në vazhdim, Bytyçi tha se qëndrimi ‘armiqësor’ i partisë opozitare, PDK-së ndaj Qeverisë Kurti nuk është aspak korrekt dhe në përputhje me zhvillimet politike.

Ai shtoi se ky frustrim i PDK-së, është rezultat i humbjes së pushtetit, dhe si shkak i kësaj po akuzon padrejtësisht qeverinë aktuale.

“Dihet botërisht qëndrimi i PDK-së, se sa i ashpër është ndaj Qeverisë Kurti, që nga momenti i ardhjes në qeverisjen e vendit të kësaj qeverie, qëndrim kryesisht "armiqësore" dhe aspak korrekt me rrethanat ekzistuese të mënyrës se qeverisjes së vendit të qeverisë Kurti.

Për shkak të humbjes së pushtetit thuajse është frustruar PDK, dhe si e tillë për këtë padrejtësisht e ka akuzuar Qeverinë Kurti, dhe në mënyrë permanente ka qenë në fokusin e kritikave të saj edhe atëherë kur nuk ka pasur argument”, theksoi ai.

Tutje, analisti Bytyçi kërkoi nga Partia Demokratike e Kosovës, që të mos e përdor UÇK-në si pronë private për përftime politike të saj.

Krejt në fund, ai ia bëri me dije çdo individi, qoftë veteran, qoftë ministër apo kushdo tjetër, se askush nuk është mbi ligjin.

“PDK, nuk mund ta përdorë UÇK-në, si pronë të saj, për realizimin e qëllimeve të saja politike drejt pushtetit, sepse UÇK, nuk është vetëm e një partie, por është aset kombëtar i të gjithëve.

Më në fund, duhet të mësohen të gjithë pa dallim, qoftë veteran, qoftë ministër apo kushdo tjetër, se mbi ligjin nuk është askush, sepse vetëm kështu mund ta forcojmë shtetin ligjore në të cilin të gjithë janë të barabartë para ligjit”, përmbylli Adem Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat