Akuzat ndaj Kurtit po vazhdojnë, reagon Krasniqi, përmend argatët e Serbisë që janë kundër UÇK-së

Politika

Akuzat ndaj Kurtit po vazhdojnë, reagon Krasniqi, përmend argatët e Serbisë që janë kundër UÇK-së

Nga: A.M. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 22:26
Albin Kurti

Çfarëdo që po ndodhë në Kosovë “gishti” po drejtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ndodhi edhe me arrestimin e ish kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliut.

Kryeministri Kurti u akuza nga opozita se ka “gisht” në arrestimin e Fazliut.

Përkundër, që kryeministri nuk kishte të bënte fare me këtë arrestim.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar këto deklarata të opozitës.

Image
Islam Krasniqi

Ai ka theksuar se me këso deklarata që janë falso nuk bëhet opozita, si dhe kundër UÇK-së është vetëm Serbia dhe argatët e saj.

“Nuk i besoj këto deklarata të opozitës pasi që janë falso sepse kundër UÇK-së është vetëm Serbia dhe argatët e saj pasi që nuk ka shqiptarë që është kundër popullit duke e ditur së UÇK-ja ishte vetë populli. Opozita po mendon së me deklarata falso është duke bëre opozitë, por e kanë gabim duke e ditur së fushatat e opozitës është sa për klikime të ndonjë portali që është ushqyer nga politike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi tregon se çfarë akuza kishin bërë më parë opozita ndaj kryeministrit Kurti.

Ndërkaq, ai i ka rikujtuar opozitës së Kurti ishte kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Opozita me parë kishte edhe një fushatë tjetër së kryeministri është me Rusin, Kinën nga një herë citonin edhe me Serbin, po kur ato ranë poshtë dhe e panë së nuk po pinë ujë askund e ndërruan fushatën, pastaj kryeministri s'po garanton për Thaçi dhe të tjerët mu mbrojt në Liri, tani mundohen t'a akuzojnë për UÇK-në duke harruar së vet Kurti me partinë e tij ishte kundër Gjykatës Speciale ishte besa kundër vendimeve të Unmik-ut dhe Eulex-it që akuzonin apo i dënimin Çlirimtaret tani për veprimet dhe gabimet e veta që i benë me veprimet e tyre akuzojnë të tjerët. Pra UÇK-në po e dëmton dhe po e njollos vetë Opozita me shpifje dhe deklarata falso”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat