Pas dënimit të Mlladiq, vjen “goditja” për Vuçiqin

Politika

Pas dënimit të Mlladiq, vjen “goditja” për Vuçiqin

Nga: M.H Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:31
Aleksandar Vuçiq

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Mladiç u dënua me përburgim të përjeshtëm për shkak të gjenocidët që ka kryer.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Vuçiq në periudhën e ish-Jugosllavisë ishte pjesëmarrës në humbjen 100 mijë civilëve të pafajshëm.

Ai thotë se edhe prononcimet tashmë publike të tij janë aq raciste dhe shumë luftënxitëse.

Image
Adem Bytyçi

“Vuçiq në periudhën e luftës në ish-Jugosllavi, të cilën e fillojë Serbia, nën urdhrat e ish nazistit serb Millosheviq, në të cilën luftë humben jetën mbi 100 mijë Civil të pafajshëm të të gjitha nacionalitetëve, ishte pjesëmarrës në vrasjet masive, krimet makabre të luftës kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popujve jo serb në ish Jugosllavi, sepse ishte Ministër informacionit në Qeverinë e diktatorit Millosheviq në këtë periudhë të luftës . Prononcimet publike të Alesandër Vuqiq, në kohen e luftës ishin luftënxitëse, shoveniste , raciste dhe nazifashiste kundër popujve jo serb, ndër takimet e tij kundër popujve tjerë , është e njohur kërkesa e tij : Për një serb të vrarë ,të vritën 100 boshnjakë musliman të Bosnjës”, u shpreh Bytyçi.

Ai më tej shprehet se Vuçiq ka bërë edhe nxitje ndaj kriminelit Mlladiq për të realizuar krimet e luftës duke mos u distancuar nga këto krime por i nxitur për të vazhduar edhe më tej këto krime.

“Zatën thirrjet e Vuqiq ,ishin inspirim nxitje për Kriminelin e luftës Serbin, Generallin Rotko Mlladiq, që të realizojë krimin e luftës të gjenocidit kundër popullit Boshnjak, përqka Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi, me seli në Hagë ,këto ditë i'a vërtetojë denimin me burg të përjetshëm. Jo vetëm kaq ,por regjimi aktual i Presidentit serb Alexander Vuqiq, në vend që të distancohej nga kriminelët serb të luftës ,përkundrazi, me emra të tyre i emeron rrugët dhe sheshët në qytetet dhe vendbanimet në Serbi”, tha analisti.

Tre arsyjet që regjimi i Vuçiqit është i kriminalizuar

Më tej, Bytyçi tregon tri arsyjet që regjimi i Vuçiqit është i kriminalizuar, duke filluar që ende ka kriminel të luftës serbë që janë të lirë, pastaj mohimi I krimëve të luftës dhe mos kërkimi i faljës për këto krime gjithashtu edhe Vuçiq në vend që të distancohet nga këto krime ai vetëm ka kaluar në krye të tyre.

“Para pak ditësh kishte emruar një rrugë me emrin e KRIMINELIT të luftës Ratko Mlladiq , i cili është dënuar me burg të përjetshme për krime lufte dhe gjenocid kundër popullit boshnjakë të Bosnjës. Regjimi i Presidentit serb Aleksandër Vuqiq, është i kriminalizuar për shumë arsye por tri janë më karakteristike: 1 .Mos bashkëpunimi me trubunullin e Hagës për krime lufte, sepse akoma ka kriminel lufte serb ,të cilët shëtisinë lirshëm rrugëve në qytetet e Serbisë dhe ndaj tyre nuk merret asnjë mas për tu proceduar penalisht për krimet e luftës kundër njerëzimit që i kanë krye ndaj shqiptarëve dhe popujve jo serb në ish Jugosllavi, ka edhe kriminel të luftës të cilët i kërkon Gjykata e Hagës për krime të luftës në ish Jugodllavi, me seli në Hagë, por regjimi i Aleksander Vuqiq nuk i extradon , madje këto ditë me rastin e një seance të Këshillit të Sigurmit të OKB-së, Anglia dhe SHBA, i kërkuan Serbisë që të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi , për t'i extraduar ata serb të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njërëzimit. 2. Alexander Vuqiq, Presidenti aktual i Serbisë, në vend që t'iu kërkojë falje popullit shqiptarë dhe atij Boshnjak për krimët e luftës kundërnjërzimit ‐krimin e gjenocidit , përkundrazi i mohon këto krime. 3 . Alexander Vuqiq‐regjimi i tij aktual në Serbi, të gjithë kriminelët e luftës ' të cilët i ka dënuar Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës, në vend që të distancohej nga ata , i ka akomoduar në funksionët më të rëndësishme shtetërore deri edhe në krye të establidhmentit ushtarak”, shton Bytyçi.

Në fund, analisti thotë se gjithë këto arsyje Serbia është e njejta e Millosheviqit dhe është e pabesueshme që Serbia të jetë shtet paqësor.

“Kjo tregon se Serbia nuk është denazifikuar ,por është ajo e njëjta e Millosheviqit e “Kasapit të Ballkanit”, e prirur për luftë dhe gjenocid ndaj popujve jo serb në rajonin e Ballkanit.Është e pa besueshme që Serbia do të jetë një shtet paqësor ,përderisa këtë shtet e udhëheqin regjimët kriminale, siq është ky aktuali i Alexander Vuqiqit”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat