Projekti i Spitalit në Podujevë, Bulliqi tregon si e anuloi atë Armend Zemaj dhe si veproi më tej

Politika

Projekti i Spitalit në Podujevë, Bulliqi tregon si e anuloi atë Armend Zemaj dhe si veproi më tej

Nga: A.SH Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:44
Spitali i Përgjithshëm në Podujevë

Komuna e Podujevës nuk kanë arritur ta funksionalizojnë Spitalin e Përgjithshëm të këtij qyteti.

Ky projekt për Planin për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë është anuluar nga ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sa ishte pjesë e Qeverisë Hoti.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për ”Bota sot” ka thënë se projektin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës që ish-ministri Armend Zemaj e kishte anuluar, sipas tij si formë e hakmarrjes ndaj qytetarëve llapjanë për ndëshkimin që i ka bërë partisë në pushtet me 29 nëntor.

“Projekti i Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës është anuluar për këtë vit si projekt nga ish ministri Zemaj, si formë e hakmarrjes ndaj qytetarëve llapjanë për ndëshkimin që i ka bërë partisë në pushtet me 29 nëntor. Ndërsa unë posa e kam pranuar këtë lajm për anulimin e këtij projekti, i kam shkruar letër ish ministrit Zemaj dhe drejtorit të ShSKUK për të shprehur indinjatën time dhe kam kërkuar arsyeshmëri për anulim të këtij projekti, por kam hasur në vesh të shurdhur", ka thënë Bulliqi.

Image
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

 

Ai ka deklaruar se për këtë çështje është takuar edhe me ministrin e Arben Vitia me të cilin kanë diskutuar për këtë temë dhe për mundësinë e financimit nga ana e MSH.

“Gjatë takimeve që kam zhvilluar me Ministrin Vitia, temë kryesore e bisedave tona ishte ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës që është shumë i nevojshëm për qytetarët tanë dhe diskutuam për mundësinë e financimit nga ana e MSH”, përfundon Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat