Takimi Kurti-Vuçiq/Temat që duhet diskutuar

Politika

Takimi Kurti-Vuçiq/Temat që duhet diskutuar

Nga: A.Z Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:11
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Do të jetë ky takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se në këtë takim do të ketë vazhdim të dialogut, ndërsa temë kryesore do të jetë asociacioni serb, dhe sipas Kelmendit, kjo e obligon Kurtin që të dale me tema esenciale sepse bazë janë padrejtësitë që po bëhen mbi shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes.

“Takmi është i përgatitur nga ana e UE dhe të SHBA-së. Natyrisht se ky takim nuk hyn në takimin e parë që bëhet në mes Kosovës dhe shtetit serb. Në takim do të kemi vazhdimësi të dialogut të mbetur më herët. Të dy palët do të shkojnë me tema të ndryshme. Ndërsa, tema kryesore e filluar dhe e vendosur me marrëveshjet e hershme është Asociacioni serb në Kosovë. Dhe, mu kjo e obligon z Kurti të dalë në temat esenciale të Kosovës. Serbët nuk janë duke u zhdukur në Kosovë. Ata i kanë të drejtat plus më të theksuara në botë, këtu kërkohet që të kërkohet Aociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Bazë e saj është padrejtësitë që po bëhen mbi shqiptarët në Preshevë, në Bujanovcë dhe në Medvegjen e asimiluar, e tërë kjo temë duhet të shtrihet në bazë të parimit të reciprocitit”, theksoi ai.

Kelmendi më tej ka shtuar se në këtë takim duhet të përfshihen edhe tema për gjetjen e të zhdukurve, dëmet material nga lufta si dhe shumë tema tjera, por aociacioni serc duhet të prijë e më pas gjetja e të zhdukurve.

“Por, këtu në takim nuk duhet lënë pa shkuar nga temat tjera. Ato janë: 1. Gjetja e të zhdukurve tash e 21 vjet më parë nga Qeveria serbe. 2. Dëmet materiale dhe morale, përkatësisht reperacionet nga lufta. 3. Përgjegjësinë penale të shtetit serb për gjenocidin e bërë. 4. Rikthimin e mjeteve të vjedhura financiare etj. Ka shumë tema që duhet të vëhen në tavolinë nga ana e z. Kurti. Bashkimi Evropian i ka temat e përcaktuara më herët. Natyrisht se prinë Asociacioni serb, pasataj çështja e marrëveshjeve të përfunduar, gjetja e të zhdukurve etj. I theksova dhe Kosova pret nga z.Kurti të merret me temat që e mbulojnë rëndë Kosovën”, shtoi ai.

Tutje potencoi se temat për femrat e përdhunuara si dhe për shqiptarët e dëbuar me dhunë, nuk po shtrohen në tavolinën për diskutim, pra nuk duhet të ecet me tema jo relevante, pa ato tema që e shërojnë Kosovën nga gjenocidi serb.

“Vendi ynë i ka mbi 20 mijë femra të përdhunuara nga kriminelët e kalibriert të Vuçiçit dhe të Daçiçit serbë. Ky është një krim i lartë dhe që tërheqë përgjegjësi të lartë penale. Janë gjithashtu mbi 1 million shqiptarë të dëbuar me dhunë e terror në vitet e 1998/99 nga shteti serb etj. Këto janë tema që e mundojnë ashpër Kosovën. Por, këto nuk po shtrohen në tavolinë për diskutim. Megjithatë, nuk duhet të ecet në temën e Asociacionit apo me temat tjera jo relevante, pa temat që e shërojnë Kosovën në kuadër të gjenocidit që e ka bërë Serbia. Kosovës i duhet një përgjegjësi penale nga Serbia. Këtu nuk ka pardon”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat