Kjo është “kambana e alarmit që bie pa pushuar” për Qeverinë e Kosovës

Politika

Kjo është “kambana e alarmit që bie pa pushuar” për Qeverinë e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 22:40
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, duhet të veproj njëjtë, sikurse para zgjedhjeve që i premtoi elektoratit se do t’i luftoj të gjitha të këqijat e vendit.

E tani është koha të fillohet me luftimin që elektorati gjatë këtyre ditëve të qeverisjes të bindet se ka filluar lufta e njëmend kundër gjërave negative.

Kështu po thekson ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava i cili shton se, këto ditë ishin të ngadalshme pasi që është dashur të hulumtohet dhe të gjitha të gjeturat të argumentohen për të ditur se nga të fillohet.

“Ka mjaft veprime që mund të ndërmerren që popull të bindet që në të vërtetë do të luftohet e keqja. Kjo qeveri duhet të angazhohet përpos luftimit të të gjitha të këqijave, që të iu dal në ndihmë të varfërve, sidomos atyre që nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar dhe së paku të u gjendet ndonjë vend pune. Edhe pse kjo nuk është e lehtë, duhet të bëhet çmos që të ketë hapje të reja të vendeve të punës”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, qeveria duhet të angazhohet për këta njerëz, sidomos ata që i mbajnë nga 2 e më tepër vende të punës, madje është përfolur sipas tij, deri në 12 vende të punës, e që qeveria të filoj spastrimin e rasteve të tilla.

“Menjëherë duhet të largohen nga ato vende të punës dhe punësohen në vendet e tyre persona të rinj që ishin të papunë. Një veprim i tillë do të bind edhe elektoratin që qeveria po i përmbahet premtimeve të dhëna dhe tani po i realizon ato. Edhe para kësaj qeveria kanë premtuar hapje të vendeve të punës, por si vishin në pushtet i harronin premtimet që i kishin dhënë. Është mirë që këto veprime të shihen dhe të besohet se ka filluar çkapja e shtetit nga ata që u ngopën me pasuri të skajshme dhe që në vazhdimësi pasuria u rritej pa u ngopur kurrë”, potencon ai.

Eksperti i sigurisë thotë se është për keqardhje që skamja vërehet në çdo vend dhe po shumëfishohen edhe skamnorët.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kjo situatë e destabilizon gjendjen sociale në Kosovë, të gjithë këta mendojnë si të largohen nga ku vend i papërspektivë, prandaj nuk është për tu habitur që numri i banorëve nuk është në rritje, por numri i atyre që e kanë lëshuar Kosovën nga vitet e 80-ta është afër 1 milionë që tani u takojnë shteteve tjera. Qeveria në pushtet duhet të bëjë çmos për qytetarët e vet. Duhet të gjej mënyrën që të gjithë të kenë sigurimin shëndetësor, sikur në shtetet e BE-së. Kjo qeveri duhet të merret me hulumtimin e zbrazjeve të fshatrave dhe ikja jashtë vendit si dhe për mbylljen e shkollave që është trishtuese. Qytetarët duhet ti gëzojnë të drejtat ligjore që u garanton Kushtetuta e Kosovës”, shprehet ai.

Ai thekson se, Policia si subjekt i ndejshëm në shërbim të popullit, përpos sigurimit shëndetësor duhet të kenë edhe benificione tjera sikurse stazhin që e kanë të gjithë policitë e shteteve tjera, sidomos në BE.

“Çështja e pensioneve duhet të shqyrtohet dhe përafërsisht të barazohen në përgjithësi e jo sikurse tani që ka dallime të mëdha. Si shembull njerëz që pas luftës punon në FSK pas një kohe konsiderueshme nga 5 e më shuam vite u pensionin dhe merrnin pensione të larta për dallim nga të tjerët, apo të atyre që në një apo dy mandate ishin deputet dhe marrin pensione të larta. Mirëpo, duhet të bëhet çmos që për të papunët të bëhet ndonjë zgjidhje dhe sidomos shtetet mike të na ndihmojnë me investime që të hapen vende të reja të punës, pasi papunësia është treguesi më i saktë i papërspektivës së jetës të rinjve dhe popullit në tërësi”, pohon tutje ai.

Ai thotë se për Qeverinë e Kosovës kjo është “kambanë e alarmit që bie pa pushua”

“Nëse kjo qeveri dëshiron të ia zgjat vetit mandati e të qeverisurit duhet të punoj pastër dhe të iu përmbahet premtimeve, sepse populli është ai që e bënë kthesën. Marrë në tërësi pritjet dhe shpresa për ditë më të mira në të ardhmen janë të mëdha, dhe me arsye populli ruan shpresën e ardhmërisë për ditë më të mira dhe më të shëndetshme në përgjithësi. Ky mbetet si mësim për të ardhmen dhe për gjeneratat e reja se si duhet të punohet për t’iu zgjatur jeta e të qeverisurit sa janë në pushtet”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat