Gara për Podujevën, Bulliqi flet për kandidimin e tij për kryetar të kësaj komune

Politika

Gara për Podujevën, Bulliqi flet për kandidimin e tij për kryetar të kësaj komune

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale po afrojnë. Ato janë caktuar të mbahem në muajin tetor të këtij viti.

Partitë politike tashmë kanë filluar përgatitjet nëpër komuna për kandidatët e tyre potencial të cilët mund të udhëheqin në komuna të caktuara.

PDK ditë më parë ka prezantuar disa nga kandidatët të cilët do t’i hyjnë garës në zgjedhjet lokale. Gjithashtu edhe LDK ditën që lamë pas ka prezantuar 8 kandidatë për 8 komunat, në mesin e tyre edhe për Podujevën me kandidat Ekrem Hysenin.

E vetmja është Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk ka prezantuar asnjë kandidat për asnjë komunë deri më tani.

Por, a do të kandidojë sërish Shpejtim Bulliqi për kryetar të Podujevës?

Lidhur me këtë, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se është ende herët të flitet për këtë, por që shprehet i gatshëm duke thënë se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësive që i janë deleguar.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka organet e saj dhe përmes organeve të saj zgjidhet kandidati për kryetar komune, ende është herët të flitet për një gjë të tillë. Unë asnjëherë nuk i kam ikur përgjegjësive që më kanë deleguar”, ka thënë ai.

Image
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

 

Edhe po të jetë kandidat, Bulliqi ka thënë se vullnetin e kam të vazhdoj reformat që i kemi filluar bashkë me ekipin tim.

“Vullnetin e kam të vazhdoj reformat që i kemi filluar bashkë me ekipin tim, kurse për projektet që do t’i shtyjmë në mandatin e ardhshëm janë investimet në arsim dhe shëndetësi”, ka deklaruar Shpejtim Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat