I vjen edhe një “goditje” Agim Veliut, pas shkarkimit nga LDK-ja gjatë ditës së djeshme

Politika

I vjen edhe një “goditje” Agim Veliut, pas shkarkimit nga LDK-ja gjatë ditës së djeshme

Nga: M.H. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:35
Agim Veliu

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

Por, këto deklarata të Abdxhikut i ka hedhur poshtë vet Agim Veliu. Ky i fundit në një deklaratë ka thënë se është kundër këtij vendimi dhe se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

Në lidhje me këtë temë opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Veliu e ka të merituar këtë shkarkim pasiqë ka qenë koka e mafisë së klanit mafioz brenda LDK-së.

Ai shprehet se synimi i Veliut dhe Mustafës ishte ta shuanin LDK-në.

“Populli thotë se çka të, “mbjellësh e korrë",kjo vlen për Agim Veliun që perjetoi një stinë të dobët të korrave. Sot Agim Veliu u shkarkua edhe nga posti i Kryetarit të LDK-së në Podujevë, çka ia pamundëson edhe kandidaturën për Kryetar të Podujevës. Agim Veliut së bashku me Isa Mustafën nuk po ju ndalet rrebeshi i marrjës së teposhtëzës.Këta të dytë ishin kokat e mafisë së klanit mafioz brenda LDK-së të cilët ishin në bashkëveprim me klanin Pronto mafisë të PDK-së. Klani mafioz i Isa Mustafës në veprim me klanin Pronto mafisë të PDK-së ishin shkatërruesit më të tmerrshëm të LDK-së të cilët e rrëzuan për toke duke e zvogëluar vetëm në 13%. E për këtë Mustafës dhe Veliut as që ju ka interesuar qytetari projekt i tyre ishte që ta fundosin LDK-në”, u shpreh profesori.

Më tutje, ai përmend Ekrem Hysenin i cili ka zyrtarizuar kandidimine tij për kryetar të Podujevës ku thotë se është i denjë për këtë post pasiqë Veliu ka udhëhequr Podujevën me duar në xhepa.

Image
Binak Maxharraj

“Postin e kryetarit të degës së LDK-së do ta ushtroj deputetin Ekrem Hyseni i cili është zyrtarizuar edhe për kandidat i LDK për kryetar të Podujevës. Dihet se Agim Veliu ka udhëhequr me degën e LDK-së në Podujevë për më shumë se dy dekada me duar n'xhepa,pa e trazuar askush. Veliu kishte qenë kryetar i Komunëes së Podujeves për pesë mandate. Por ky i gjorë sikuar ka harruar se më 14 shkurt 2021 në Kosovë po fryen erëra tjera të demokracisë e jo ato të mafive dhe klanëve të ndryshme”, tha opinonisti.

Maxharraj në fund e quan të turpshme reagimin e Veliut për vendimin e LDK-së duke u shprehur se LDK më nuk do të lejoj kandidimin e Veliut pasiqë ai ka shkatërruar atë.

Ai i kërkon Mustafës dhe Veliut të qëndrojnë larg LDK-së.

“Por,si për çudi Agim Veliu pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë ia paska ngritë mrrolat duke e quajtur vendimin e Kryesisë qendrore si jo legjitim. Shikone të gjorin çfarë veprimi bënë.Turp,sikur nuk i vjen marre që së bashku me Isa Mustafën ishin shkatërruesit dhe demoluesit kryesor të LDK-së. Tash i paska mbetë hatri se pse nuk është më në lojë. Jo,jo vogëlush me mustaqe si të maqokut, LDK-ja nuk lejon që edhe një herë të ia marrësh fytyrën pikërisht në Podujevë, pikërisht në fshatin tënd ku i more vetëm dy tri vota në zgjedhjet e kaluara. LDK nuk lejon që edhe njëherë ta turpërosh,ta poshtërosh. Agim Veliu mblidhi plaçkat së bashku me Isa Mustafën dhe rrini sa me larg LDK-së”, përfundon Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat