Ish-zëvendësministri i MPB-së jep lajmin e keq për prokurorët dhe gjyqtarët

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së jep lajmin e keq për prokurorët dhe gjyqtarët

Nga: N.Sh Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Pas fillimit të punës të Qeverisë Kurti, duket se të gjitha institucionet e drejtësisë janë mobilizuar dhe po veprojnë në mënyrë të disciplinuar.

Kështu thotë ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullh Tërnava, sipas të cilin, ato isntitucione që dëri më tani ishin të përgjumura dhe të priviligjuara, tash kanë filluar të zgjohen.

Tërnava thotë se, ato tash ndodhen në panik dhe të hutuara.

Sips tij, tash mundohen të punojnë më  humë e më ndryshe, duke “ngarkuar” veten më shumë se të tjerët, se janë në pritje se çfarë do të ndodhë me ta, dhe kjo tani është dëshmija se po fillon të instalohet më në fund përgjegjësia dhe llogaridhënia më e fuqishme në sistemin e drejtësisë së padrejtë dhe krejtësisht të degraduar e kapur nga krimo-politika, me fuqizim të legjislacionit.

“Duke kërkuar përgjegjësi e profesionalizëm të nivelit më të lartë nga prokurorët dhe gjyqtarët që deri tash nga zyrat e tyre në prokurori dhe në gjykata ua bënin avokatinë kriminale krimit të organizuar, Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar fillimin serioz të reformës në sistem. Tashmë në Kuvendin e Kosovës është proceduar për miratim, në seancën e radhës Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës, ligj i cili do të duhet t’i paraprijë që tani hapjes së korridorit edhe për pastrim përmes VETTING-ut”, thotë Tërnava.

Eksperti i sigurisë pohon se, gjithsesi se tani ky është një rast i mirëfillimit të reformës substanciale në sistemin e drejtësisë nga ana e Ministrisë së e cila veç këtij ligji, në procedura fillestare, në kuadër të grupeve punuese ka inicuare dhe Ligjin VETTING, dhe Ligjin për konfiskim të pasurisë së pa justifikueshme.

Image
Hajrullh Tërnava

“Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Përgjegjësitë Disciplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve parasheh në mes të tjerash që, gjatë procedures hetimore, Këshilli ex officio ose me kërkesë të Autoritetit Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, mund të suspendojë gjyqtarin ose prokurorin i cili ka bërë shkelje dhe është nën hetime, nëse një gjë e tillë është e nevojshme duke marrë parasysh seriozitetin e shkeljes së supozuar disciplinore dhe të sigurohet integriteti dhe efektiviteti i hetimeve”, potencon ai.

Ai mendon se, tani është momenti dhe koha që do të duhej që ligjvënësit ta sanksionojnë me të njëtin ligj, edhe transparëncën më të madhe në zbatimin e ligjit, duke kërkuar që KPK dhe KGJK t’i bëjnë publike rastet e shkeljes së ligjit nga Gjyktësit dhe Prokurorët, dhe emrat e të njëtëve të bëhen publike, pra siipas tij, të mos mbahen sekret e të amnistohen tërthorazi, sikur që ka ndodhur në praktikën e deritanishme, kur shkeljet disiplinore janë “ndëshkuar” kryesisht me vërejtje të buta dhe pa penalizime.

“Me veprime dhe jetësimin e këtyre ligjeve që duhet të miratohen tani, edhe institucioni i drejtësisë do ta kryej punën e vetë më me përgjegjësi dhe në mënyrë më efektive. Me siguri që në shumë vende punë në sistemin e drejtësisë, Prokurori dhe Gjykata, pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit të ri, do të ketë ndërrime të ndryshme të atyre dembelave me ata që janë më të përpikët, dhe çdo kush për punën e tij, dhe secili për punën e vetë do të iu jep llogari përgjegjsve të tyre sipas hierarkisë, kështu që edhe efikasiteti i tyre do të jetë më në nivele se deri më tani dhe ndoshtaj në një të ardhme jo të largët, lëndët si deri më tani, nuk do të flejnë ma në sirtarët e atij institucioni”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat