“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Listën e Zezë të SHBA-së”

Politika

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Listën e Zezë të SHBA-së”

Nga: P.R Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:45
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA, që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

E pjesë e këtij urdhëri është edhe shteti i Kosovës.

Ky urdhër është vazhdim i një urdhëri fillestar të vitit 2001, që parashikon sanksione për individë nga Ballkani Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Tani ai është zgjeruar duket përfshirë edhe sanksione ndaj personave që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike.

"Garantimi i sigurisë dhe i stabilitetit politik të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në përputhje me angazhimin e administratës Biden për avancimin e interesave thelbësore të sigurisë kombëtare të SHBA, përfshirë mbrojtjen e institucioneve demokratike”, kanë deklaruar nga Shtëpia e Bardhë.

E analisti politik, Faton Mehmeti, kërkon që edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të përfshihen në Listën e Zezë të SHBA-së.

Krejt kjo, pasi Thaçi dhe Veseli, bashkë me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen nga Gjykata Speciale për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë.

Image
Faton Mehmeti

“Patjetër se kushdo që do të shpallet fajtor nga Gjykata Speciale automatikisht edhe hynë në Listën e zezë, dhe kjo s’ka më dyshim. Në fakt, vetëm se njëri nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale është në Listën e Zezë, fjala është për Rexhep Selimin. Kështu që pres që Hashim Thaçi, Kadri Veseli , por edhe ata të tjerët që priten të arrestohen”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, hyrja në SHBA mund tu ndalohet edhe të gjithë atyre që përfshihen në aferat korruptive.

“Natyrisht edhe shumë të tjerë që mund mos të arrestohen nga Gjykata, që jenë të përfshirë në afera korruptive do të futën në Listën e zezë.. SHBA e ka seriozisht, s’do të lejoj të futet askënd në SHBA që ka afera korruptive, kështu mund të kemi edhe të papritura, në mesin e tyre së paku një ish kryeministër., pa përjashtuar kështu edhe shumë nga ish ministrat”, deklaron më tej analisti Mehmeti.

“Besoj se e gjatë do të jetë lista e të ndaluarave, si një dëshmi për drejtësinë që të këndellet dhe të dënojë ata që e kanë zhvatur vendin tash e 20 vjet. Pres, dhe krejtësisht e rrugës që të ketë emra të rinj në Listën e zezë të SHBA, për të dëshmuar kështu seriozitetin e administratës Biden për të çliruar klasën politike shqiptare si në Kosovë dhe Shqipëri nga ata që e kanë zhvatur popullin shqiptar”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat