Kurti “gozhdë” për Serbinë, analisti jep paralajmërimin për dialogun

Politika

Kurti “gozhdë” për Serbinë, analisti jep paralajmërimin për dialogun

Nga: M.H. Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:50
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja në Kosovë ka ardhur me hyrjen e trupave të NATO-s dhe largimin e pushtuesit serb më 12 qershor të vitit 1999.

Ai në një ceremoni në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, ka deklaruar se kjo kishte ardhur pas shumë viteve të rezistencës së pashembullt popullore kundër politikave të Serbisë, të cilat i quam diskriminuese, represive si dhe të dhunshme dhe gjenocidale.

Kurti ka thënë se Serbia duhet të paditet për gjenocidit që shkaktuar dhe të kërkoj falje për krimet që ka kryer para 20 vjet më parë.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, tregoi se me hyrjen e NATO-së shumë qytetarë shpëtuan nga regjimi serbë mirëpo që të pagjeturit ende mbesin një temë e ndjeshme për vendin tonë.

Image
Islam Krasniqi

Ai thekson që Kurti do t’i qëndroj pas fjalës së dhënë mirëpo që e ka problem realizimin e kësaj kërkese pasiqë BE-ja dhe SHBA-ja po kërkojn të vazhdojë dialogu atu ku mbeti, e kjo penalizon që Kurti të ndërmarr masat pasiqë para tij kanë heshtur.

“Është e vërtet se me hyrjen e NATO-s në Kosovë ka arritur edhe paqja në vendin tonë pasiqë forcat pushtuse dhe kriminale serbe u larguan pas përgjithmonë të cilat kishin kryer krime dhe gjenocid të pa parë ndonjëherë, duke i larguar rreth një milion qytetarë civil dhe të pa mbrojtur për në vendet fqinjë. Në bazë të deklaratave të tij kryeministri i republikës së Kosovës do t'i qëndroj fjalës së dhënë prapa duke kërkuar ndëshkimin e kriminelëve serbë, të kthehen të pagjeturit gjithashtu kërkim faljen dhe kompensimin e dëmevë të luftës. Kryeministri ynë tani e ka shumë problem realizimin e kërkesave të tij pasi që SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë që dialogu të vazhdoj aty ku ka mbetur, e që heshtja e qeverive të kaluara lidhur më çështjen e luftës i'a pamundëson z.Kurti realizimin e kërkesave të tij”, u shpreh analisti.

Krasniqi më tej thotë se Kurti është “gozhdë” për Serbinë dhe këtë po e dëshmon edhe kërkesat e qarta që i ka për dialogun.

Ndër të tjera analisti uron që Kurti të mos i largojë parimet që tashmë ka dhe të mos bëj asnjë kompromis që do të jetë i dëshmshëm për Kosovën.

“Kryeministri Kurti me vendosëshmerin e tij i ka tregu shtetit serb së tani ata janë takuar në “gozhdë” dhe se kërkesat tona janë shumë të qarta dhe së në dialog mund të bisedojmë vetëm si dy shtete të barabarta ku nuk do të dialogohet për çështjen e Kosovës sepse ajo është e mbyllur por Kosova është palë e barabartë në dialog, duke e refuzuar edhe një takim në Bruksel ku Serbia me BE-në ishin dakorduar pa e pytur apo duke e injoruar republikën e Kosovës. Andaj ne presim që z. Kurti të jetë i sinqertë dhe mos të largohet nga parimet e tij duke e zgjuar apo rritur edhe interesin e BE-së për dialogun duke mos e hapur pakon e Ahtisarit e cila ishte një kompromis i dhimbshëm për vendin tonë”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat