Paralajmërohen Kurti dhe Osmani për rrezikun e radhës, përmenden emrat nga kush duhet pasur kujdes

Politika

Paralajmërohen Kurti dhe Osmani për rrezikun e radhës, përmenden emrat nga kush duhet pasur kujdes

Nga: M.H. Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:44
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim "Bota sot"

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja në Kosovë ka ardhur me hyrjen e trupave të NATO-s dhe largimin e pushtuesit serb më 12 qershor të vitit 1999.

Kurti ceki që Kosova ka patur rezistencë të madhe kundra Serbisë dhe kjo u përmbyllë me ndihmen e NATO-së.

Mirëpo ai nuk la pa përmendur se Serbia duhet të paditet për gjenocidit që shkaktuar dhe të kërkoj falje për krimet që ka kryer para 20 vjet më parë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi i cili u shpreh se ardhjen e NATO-së, Serbia u largua përfundimisht nga Kosova duke mos i lejuar të afroheshin as edhe 20km kufirit të Kosovës.

Ai shton se dëshira e Serbisë për të qenë prezent dhe të jetë ndikues në Kosovë vazhdon të jetë ende mirëpo e tëra se ku mund të jenë pjesë e Kosovës janë ulëset në Parlament dhe të drejtën e vetos për ndryshimet kushtetuese.

“Po. Është e vërtetë ajo që ka thënë zoti Kurti. Paqja në Kosovë ka ardhur me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë dhe hyrjen e trupave të saj në Kosovë. Ajo luftë ka mbaruar me marrëveshjen e kapitullimit të Serbisë dhe me largimin e saj të përhershëm nga Kosova. Madje ushtria e policia serbe me rezolutën 1244 nuk lejoheshin të vendoseshin 20 km dhe 5 km larg kufirit me Kosovën. Për t'u rikthyer të tokat e territorit të vet Beogradi organizoi dhe inskenoi ngjarjet e 17-18 marsit 2004. Megjithatë në Kosovë Serbia kurrë nuk mund të kthehet. As si vend pushtues! Kosovën nuk ka për ta parë me sy më Serbia. Por udhëheqësit e Beogradit duan që të jenë prezent aty. Duan të krijojnë mekanizma dhe instrumente përmes të cilave të zbatojnë dhe implementojnë politikat serbe në këtë vend tashmë të pavarur. Kërkuan ndarjen e Kosovës, pastaj ia arritën që të marrin ulëse në parlament dhe të fitojnë të drejtën e vetos për ndryshimet kushtetuese. Këto dy lëshime ekstra që bëhen me planin Ahtisaari janë të mjaftueshme që Beogradi ta shtrijë influencën e vet në Kosovë. Tani kërkojnë Asosacionin e Komunave Serbe. Të gjitha këto Serbia i bën përmes provokimeve. Ende pa kërkuar ndjesë për krimet dhe genocidin që ajo ka bërë në Kosovë”, u shpreh profesori.

Bytyçi thotë se Kurti dhe Osmani janë në vështirësi për të arritur qëllimet e tyre pasiqë kanë përveç Vuçiçit kanë edhe kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Image
Enver Bytyçi

Mirëpo sipas tij ajo se çfarë duhet të bëj Kurti është të mos bëj asnjë lëshim në dialogun me Serbinë dhe të mos lejojnë të shkatërrohen investimet e shtetëve përendimore.

“Ky pozicion provokues i presidentit serb, Vuçiç, është lehtësuar nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, nga hajdutët e Kosovës në krye të delegacionit të bisedimeve me Serbinë dhe nga avokati i Aleksandrit të Beogradit, i cili është njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë. Pra nga Edi Rama. Prandaj Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë në vështirësi për të arritur deri të e drejta dhe fitorja e saj. Të dy këta janë të vendosur që të mos lëshojnë në dialogun me Serbinë. Të mos pajtohen me lëshime të reja, të cilat e bëjnë Kosovën të ndikuar dhe të varur nga politikat e Beogradit. Ata duhet të argumentojnë se projektet që paraqet Aleksandër Vuçiç në Bruksel e gjetkë nuk kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, as me ndonjë të drejtë të mohuar të serbëve në Kosovë. Por lidhen me synimet e Serbisë për ta zhbërë shtetin e Kosovës ose nëse nuk ia arrijnë kësaj me defunksionalizimin e tij. Kush në Europë dhe SHBA është i interesuar të shkatërrohet investimi i këtyre shteteve për ndërtimin e shtetësisë në Kosovë?! Askush. Prandaj dhe Kurti dhe Osmani do ta kenë përkrahjen e Perendimit”, tha Bytyçi.

Kurti dhe Osmani të kenë takime ndërkombëtare më shumë

Sipas tij, të dy liderët duhet të vizitojnë Evropën në mënyrë që zëri I tyre të shkoj në vendin e duhur dhe kështu të zhdukin zërat që Kurti do të nënshkruaj Zajedincën.

“Të dy këta po rrijnë shumë në Prishtinë. Duhet të dalin e të shkojnë në Uashington, në Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë e të flasin me aktorët ndërkombëtarë për t'i bindur ata se investimi serb për Kosovën është diversion dhe pjesë e politikave anti-perendimore. Këtu në Kosovë, por edhe në Shqipëri ka mjaftueshëm politikanë, analistë, media e parti politike që mbrojnë politikat e Serbisë në Kosovë. Le t'i lenë këta të shkruajnë e të flasin ditë e natë kundër Kurtit e Osmanit e të ikin atje ku ndikohet vendimi për t'i dhënë fund konfliktit. Pra në kryeqytetet e Europës dhe Amerikës. Në Kosovë e në Shqipëri njerëzit e Serbisë tani po sulmojnë Albin Kurtin se "do ta nënshkruajë Zajednicën", duke dhënë mesazhe se "Më mirë ishte të pranonim ndarjen e Kosovës, sesa Asosacionin serb", tha ai.

Profesori thotë se me tezat që Kurti mund të nënshkruaj Zajednicën kanë dalur njerëzit e LDK-së dhe PDK-së, por kryeministri duhet të dëshmoj që është kundër kësaj.

Ai gjithashtu përmend rastin e Italisë e cila i dha autonomi Tirolit të Jugut dhe nuk pranoi që kjo pjesë e territorit të saj të aneksuar në fund të Luftës Parë Botërore, t'ia japë Austrisë, kështu për këto arsyje profesori thotë që Kurti dhe Osmani duhet ta bindin Brukselin dhe Uashingtonin që Asosacioni është destabilizim i Kosovës.

“Me këto teza serbe kanë dalë njerëz në Lidhjen Demokratike fatkeqësisht e jo vetëm ata të Partisë së Hashim Thaçit, ndonëse të dy palët e kishin nënshkruar marrëveshjen e Asosacionit dhe e ratifikuan edhe në parlamentin e Kosovës. Tani, për çudi, janë bërë "anti-serbë", por me një qasje që duket qartë se shkon në ndihmë të projekteve të Aleksandër Vuçiç! Është krejt e lexueshme kjo. Një pyetje do u bëjë këtyre që thonë "më mirë ndarje sesa Zajednicë"! Pse Italia i dha autonomi Tirolit të Jugut dhe nuk pranoi që kjo pjesë e territorit të saj të aneksuar në fund të Luftës Parë Botërore, t'ia japë Austrisë? Meqë autonomia qenka më e mirë se ndarja, siç thotë Batoni e suflerët e tjerë pro-serbë në Kosovë e në Shqipëri! Për këto dhe shumë arsye, qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani duhet ta bindin Brukselin dhe Uashingtonin se "Asosacioni njëetnik është destabilzim i Kosovës dhe defunksionalizim i institucioneve të vendit", përfundoi Bytyçi për ‘Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat