Skenari me protestat e OVL UÇK-së? Bytyçi me thirrje urgjente, ja kush duhet të distancohet nga djegia e flamurit të ish-presidentit Rugova

Politika

Skenari me protestat e OVL UÇK-së? Bytyçi me thirrje urgjente, ja kush duhet të distancohet nga djegia e flamurit të ish-presidentit Rugova

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2021 Në ora: 20:57
Xhevdet Qeriqi, Faik Fazliu, Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla; foto ilustrim nga “Bota sot”

Të premten e kaluar në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, u mbajt protesta e oragnizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç thonë ata për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së.

Po ashtu, ata kanë protestuar edhe për gjykimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.

Lidhur me këtë analisti Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, protesta nga ana e tyre për kinse po e fyejnë UÇK-në, nuk duket të jetë e arsyeshme.

“U gjykoj se në periudhën ekzistuese Kosava ka nevojë më shumë për mirëkuptim dhe bashkëpunim në mes të gjitha forcave politike. Protesta e OVL dhe UÇK, ndaj atyre kinse po e fyejnë UÇK-në, nuk duket të jetë e arsyeshme ndonëse është e pa besueshme që ka shqiptarë që e fyen UÇK-në, përveq atyre që janë pro serb, e numri i tyre pas lufte është reduktuar në minimum. Madje OVL e UÇK, do të duhej të distancoheshin nga ca kolegë tyre të cilët dikur e digjnin në tubë drunjësh flamurin dardan, simbolin më emblematik autoktonë shqiptar në Kosovë, kjo nuk do të thotë për t'ia mohuar kontributin në luftë të cilin e kanë dhënë”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, protesta për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë është me vend por që është dashur të organizohej shumë më herët.

Ai ka përmend edhe rastin e veteranit Faik Fazilu, për të cilin ka thënë se drejtësia duhet ta ndriçojë ligjërisht, e jo të protestohet akoma pa vendosë drejtësia përkatësisht gjykata kompetente.

“Madje sa i përket protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila po procedon krerët e UÇK-së, në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë, është një protestë me vend, por kjo protestë do të duhej të orgonizohej shumë më herët, tani, edhe pse pa të drejtë faktori ndërkombëtare mund ta vlerësojë si ndërhyrje në drejtësi. Edhe rasti i veteranit të luftës Fazli Fazliut, ndaj të cilit supozohet se policia janë sjellë ndaj tij në mënyrë të kundërligjshme, do duhej t'i lihej drejtësisë për ta ndriquar ligjërisht, e jo të protestohet akoma pa vendosë drejtësia përkatësisht gjykata kompetente. Nuk duhet të jetë as kush mbi ligjin, të gjithë të barabartë para ligjit, sepse vetëm kështu mund ta kemi një shtet të së drejtës i cili garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve pa dallim...”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat