Paralajmërohet fitore e madhe e Kurtit, analisti nga Amerika ‘godet’ Vuçiqin, ia përmend Thaçin e Mustafën

Politika

Paralajmërohet fitore e madhe e Kurtit, analisti nga Amerika ‘godet’ Vuçiqin, ia përmend Thaçin e Mustafën

Nga: A.Morina Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Nesër do të zhvillohet një nga takimet me rëndësinë më të madhe për Kosovën, në vitet e fundit. Ku, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Duke parë qëndrimet e Albin Kurtit karshi Serbisë dhe krimeve të tyre gjatë luftës së fundit në Kosovës, ky takim pritet të i jap një kahje të re negociatave Kosovë-Serbi.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar këtë përballje të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai gjatë deklarimit të tij e paralajmëroi Vuçiqin se kësaj radhe do të ketë punë më të vështirë, pasi përballë do ta ketë Albin Kurtin dhe jo Hashim Thaçin apo Isa Mustafën.

“Pra, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do te rinisë të marten, me 15 qershor. Kësaj radhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk do ta ketë përballë as Hashim Thaçin e shantazhuar, e as Isa Mustafën me korrupsion megaloman, por do ta ketë një figurë tjetër karizmatike, do ta ketë kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin i cili i fitoi zgjedhjet e fundit me mbi 50%. Do ta ketë Vuçiq përballë një njeri të pa korruptuar, një njeri që në dialog i ka për bazë interesat e shtetit të Kosovës, e jo ato personale që do të thotë se assesi nuk mund të korruptohet e as të shantazhohet nga askush e aq me pak nga Vuçiq”. U shpreh analisti.

Sipas Maxharrajt, takimi i parë Kurti-Vuçiq do të kalojë në mënyrë të qetë, pa ndonjë tension, ku secili prej tyre do të synojnë ta peshojnë njëri- tjetrin. Madje, ai tha se kësaj radhe nuk do të ketë as provokim në stilin e Avdullah Hotit “govorish li serpski”.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Pra, të martën, me 15 qershor në Bruksel gjenden ballë përballë Kurti e Vuçiq në takimin e tyre të parë për rinisjen e dialogut. Vetë ky fakt është shumë i rëndësishëm. Mendoj se në këtë takim të parë të tyre nuk do të ketë kurrfarë euforie, e as ndonjë tension të posaçëm, pasi që në këtë takimin e parë të tyre të dytë do të jenë të matur, do ta synojnë dhe do ta peshojnë njëri-tjetrin. Nuk do të ketë as provokim në stilin e A.Hotit “govorish li serpski””, deklaroi ai.

Në vazhdim, analisti nga Amerika potencoi se në takimin e parë do të bisedohet për agjendën e temave që do të diskutohen gjatë negociatave dhe nuk do të bisedohet për çështje të ndjeshme, siç janë: njohja reciproke apo formimi i asociacionit të komunave serbe.

“Në takimin e parë nuk do të arrihet asnjë marrëveshje, thjeshtë do te ketë dialog kurtuazie, do të bisedohet për agjendën e temave që do të diskutohen në dialog. Kësaj radhe nuk do të bisedohet për temat e ndjeshme, veçanërisht në lidhje me njohjet reciproke e as që do të flitet në këtë takim për asociacion, por këto mund te jenë temë e ndonjë takimi te ardhshëm kur të hapen letrat midis tyre për çështjet e ndryshme shumë të ndjeshme për të dyja palët”, theksoi ai.

Gjithashtu, Maxharraj bëri edhe një krahasim të Albin Kurtit me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. Sipas tij, Kurti për dallim nga këta dy të fundit, as nuk thyhet e as nuk shantazhohet. Ai tregoi edhe cilat tema do t’i hap kryeministri i vendit në dialog.

“Në këtë rinisje te dialogut Albin Kurti, në krahasim me Thaçin e Mustafën do te jetë arrë e fortë që nuk mund të thyhet e as të shantazhohet nga askush, sepse të gjitha adutet janë në anën e tij kur dihet se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë për të cilin Kurti gjatë dialogut do t’i hapë këto tema për t’ia bërë me dije Vuçiqit se ai është agresori për të cilin duhet të jap llogari para se të arrihet ndonjë marrëveshje”, nënvizoi ai.

Tutje, analisti tregoi edhe cilat të vërteta do t’ia përplas kryeministri Kurti, presidentit serb Vuçiq gjatë negociatave. Maxharraj tha se asnjërën prej tyre nuk kanë pasur guxim ta përmendin Thaçi e Mustafa.

“Pra, Albin Kurti gjatë këtij procesi do t’ia përplasë Vuçiqit krimet serbe dhe gjenocidin e bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë, e që për këto tema Vuçiq është ndjer rehat me diagoluesit e mëparshëm Thaçin dhe Mustafën te cilët as që kanë guxuar e as që kanë pas kurajë që t’i hapin këto çështje, por thjesht Vuçiq e ka drejtuar dialogun siç i ka konvenuar atij, dhe mu për këtë arsye janë sjellë marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, vlerësoi analisti nga Amerika.

Ai u shpreh optimist se kryeministri Kurti nuk do të lejojë që të sulmohet Kosova dhe t’i futen ‘thikat’ kufijve të saj.

Po ashtu, Maxharraj beson se për Kurtin më i rëndësishëm është atdheu, se sa pozita e tij politike.

“Albin Kurti në dialog jam i sigurt se nuk do të lejoj që të sulmohet integriteti i Kosovës, nuk ka me leju që t’i futen thika kufijve të Kosovës, sepse për Albin Kurtin është më i rëndësishëm atdheu për të cilin sakrifikuam dhe e fituam me gjak. Pra, për Albin Kurtin më i rëndësishëm është atdheu se sa pozita e tij.

Por, jo Albin Kurti nuk do të dështoj në dialog: Albin Kurti në këtë dialog nuk do ta lëndoj Kosovën, nuk do lejoj të nënshkruhet asnjë marrëveshje në dëm të vendit”, potencoi ai.

Krejt në fund, Maxharraj deklaroi se kryeministri Kurti do të dal shumë më i fortë nga negociatat, pasi për të çështja e dialogut është çështje madhore.

“Albin Kurti nga ky dialog do të dal me i fortë se sa që ishte pa hyrë në të, sepse për Albinin çështja e dialogut është çështje madhore. Për Albin Kurtin atdheu nuk ishte çështje pazaresh dhe tuxharësh, siç vepruan paraardhësit e tij, por është para se gjitha çështje kombëtare dhe atdhetare”, përmbylli Binak Maxharraj, përcjell “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat