Shkarkimi i Dakës, flet juristi, tregon kur mund të shkarkohet kryetari i KQZ-së

Politika

Shkarkimi i Dakës, flet juristi, tregon kur mund të shkarkohet kryetari i KQZ-së

Nga: A.Z Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:44
Valdete Daka dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Osmani vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës, ka thënë se ajo se me veprimet e saj, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se në bazë të Kushtetutës mund të shkarkohet nga posti i kryetarit të KQZ-së.

Kelmendi ka përmendur disa raste kur mund të caktohet një kryetar i ri, që sipas tij kjo mund të ndodh kur ka sëmundje të rëndë, kur konstatohen shkelje ligjore apo edhe anime politike.

“Në kuadër te detyrave të Presidentit të Republikës të përcaktuara me Kushtetutë mund të shkarkohet kryetari/a nga posti i kryetarët së KQZ-së me plotësimin e kushtetueses të përcaktuara. Zakonisht që kjo pozitë pushon me vdekje. Presidenti e cakton menjëherë një kryetar tjetër. Rasti tjetër është kur ka sëmundje të rënda dhe që të ndalojnë ushtrimin e funksionit mbi 6 muaj. Po kështu mund të shkarkohet kur konstatohen shkelje ligjore, animet politike dhe kur nxirren vendime që e devijojnë procesin zgjedhor. Dy rastet e para nuk ekzistojnë, mbetet rasti i tretë, ai i shkeljeve kushtetuese dhe ligjore të detyrës së kryetaret së KQZ-së”, ka thënë ai.

Sipas Kelmendit, duhet të kërkohen shkaqet, pse ky shkarkim, sepse në këtë rast nuk kemi shkelje të procesit zgjedhor.

Ai thotë se në bazë të kësaj duket si të ketë karakter politik në mes Osmanit dhe Dakës, se sa juridik.

“Këtu lypset të gjinden shkaqet, kuptohet nëse ka të tilla, pse kemi këtë shkarkim. Interpretimi i bërë nga Presidentja më duket tendencioz, sepse shkelje dhe devijim të procesit zgjedhor nuk kemi. Pra, pse ky vendim? Duket se kanë shumë karakter politik, ndoshta edhe fërkues midis dy zonjave, se sa juridik. Dhe si do të shkon çështja mbetet të shihet se çfarë masa juridike do të merr ish kryetarja e KQZ-së. A do të padisë në gjykatë apo jo! Këtu mbetet të shihet përfundimi”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat