Kjo ishte pika kyçe e Albin Kurtit që ishte tronditëse për delegacionin serb dhe Vuçiqin

Politika

Kjo ishte pika kyçe e Albin Kurtit që ishte tronditëse për delegacionin serb dhe Vuçiqin

Nga: A.Z Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:08
Takimi Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura. Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

Lidhur me këtë takim, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se takimi i tyre ngjasonte me stilin e boksierëve në ring, duke provokuar me shikim njëri tjetrin.

Mehazi thotë se kërkesa e Kurtit për të pagjeturit zbuloi fshehtësitë e funksionarëve serb, madje të cilët janë edhe pjesë e dialogut në Bruksel.

“Takimi në Bruksel i Albin Kurtit me Aleksandar Vuçiqin më shumë e kishte kuptimin e matjeve të forcave të dy protagonistëve shtetëror në stilin e boksierëve në ring që para se të ndeshen afrohen ballë për ballë duke provokuar njëri tjetrin me anë të shikimeve të tyre. Ndër katër pikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pika kyçe ndaj delegacionit serb ishte çështja e të pagjeturve dhe të atyre që u zhdukën me dhunë që ishte deklasuse e tronditëse për delegacionin serb në krye me Vuçiqin. Kërkesa e Kurtit për të pagjeturit dhe të zhdukurit me dhunë zbuloi në Bruksel fshehtësitë kriminale të paramilitarëve, policëve, ushtarëve dhe të funksionarëve të tanishëm kriminelë serb të cilët për fat të keq janë edhe pjesëmarrës të dialogut në Bruksel, Vuçiq vrasësi i myslimaneve në Bosnjë, Velko Odalloviq udhëheqësi famëkeq në Kosovë, në vitet 1997-1999”, theksoi Mehazi.

Më tej ka shtuar se Kurti ua bëri të qartë evropianëve se me Vuçiq, Odalloviq e Angjelkoviq nuk ka dialog, sepse lartësitë shtetërore i kanë fituar nga krimet, andaj edhe nuk duan dialog.

Sipas Mehazit, fundit i tyre është ose burgu i Hagës ose lufta.

“Albin Kurti me këtë pikë shfarosëse e gjenocidiale serbe ndaj Kosovës ua bëri me dije evropianëve se me vrasësit Vuçiq, Odalloviq e Angjelkoviq nuk ka dialog, pasi kriminelët kurrë nuk pranojnë paqe. Ata lartësitë shtetërore serbe i kanë fituar me anë të krimeve e vrasjeve e kurrë nuk duan dialog. Fundi i çdo lufte mbaron me dialog, prandaj kurrë gjakpirësit e tipave të Vuçiqave, Odalloviqave e Angjelkoviqave s'duan dialog përfundimtar e paqësor, atyre ju kanë hyrë në gjak vrasjet e shqiptarëve dhe boshnjakëve e s'duan paqe. Mesazhi i Albin Kurtit për evropianët në Bruksel ishte i qartë e decid, se, është e pamundur krimineli i Bosnjës, Vuçiq, të pranojë dialogun paqësor me Kosovën, kanibalistët e luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë kurrë nuk duan paqe e dialog, fundi i tyre është ose burgu i Hagës ose lufta”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat