“Kurrë thonë vetëm kriminelët e Serbisë”, ky ishte mesazhi i Kurtit për SHBA-në dhe BE-në

Politika

“Kurrë thonë vetëm kriminelët e Serbisë”, ky ishte mesazhi i Kurtit për SHBA-në dhe BE-në

Nga: A.SH Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:45
Foto nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Dy ditë më parë u mbajt takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut mes dyja vendeve.

Në këtë takim, mes mospajtimesh pati edhe kërkesa nga kryeministri Albin Kurti në drejtim të presidentit serb.

“1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në. 2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty. 3. Pas njohjes së ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. 4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, e ka krahasuar me provimin e studentit para profesorit të lëndës studimore, ku profesori i jep studentit katër pyetje, kurse studenti nga mos dija lëshon kabinetin duke abstenuar pyetjet e dhëna të profesorit.

“Takimin në Bruksel te kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq krahasohet me provimin e studentit para profesorit të lëndës studimore, ku profesori i jep studentit katër pyetje, kurse studenti nga mos dija lëshon kabinetin duke abstenuar pyetjet e dhëna të profesorit. Në këtë rast rolin e profesorit në Bruksel e mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kurse rolin e dobët të studentit të pasjellshëm e kriminel e mori presidenti i Serbisë, Vuçiq. Me një fjalë nuk ishte dialog, po një takim me përballje 2000 centimetrash largësie të të akuzuarit Vuçiqit dhe të gjykatësit Kurti”, është shprehur ai.

Image
Sulejman Mehazi

 

Ai thotë se kërkesat e Kurtit ishin diplomatike, politike e gjykuese, diplomatike ndaj BE-së, Borrellit e Lajçakut, politike ndaj Serbisë dhe gjykuese ndaj krimeve serbe në Kosovë.

“Sidomos tre kërkesat e Albin Kurtit drejtuar Vuçiqit, një, për ta njohur Kosovën, dy, për largimin e kriminelit Velko Odalloviq nga grupi negociues, tre, për gjetjen e të zhdukurve shqiptarë dhe të varrezave masive nga ana e Serbisë, ishin kërkesa diplomatike, politike e gjykuese, diplomatike ndaj BE-së, Borrellit e Lajçakut, politike ndaj Serbisë dhe gjykuese ndaj krimeve serbe në Kosovë”, ka thënë profesori.

Në fund, Mehazi ka shtuar se deklarimi i Vuçiqit për mos ta njohur Kosovën kurrë, paralajmëroi fajtorin kryesor të problemit dialogues dhe se "kurrë" thonë vetëm kriminelët e Serbisë, Vuçiq, Daçiq, Odalloviq.

“Se sa gjykuese ishin kërkesat e Albin Kurtit ndaj Serbisë, deklaroi dhe vet Vuçiqi se: "E vetmja temë e trajtuar ishte për të pagjeturit" dhe se Kurti dhjetë herë më pyeti se kur do njihet Kosova, mori përgjigjen "kurrë." "Kurra" e Vuqiqit për njohje të Kosovës, para BE-së e SHBA-së paralajmëroi fajtorin kryesor të problemit dialogues, dhe se "kurrë" thonë vetëm kriminelët e Serbisë, Vuçiq, Daçiq, Odalloviq. Mesazhi politik i Albin Kurtit ishte ndaj BE-së e SHBA-së se kriminelët e luftës në Kosovë "kurrë" nuk duan dialog, mënyra e vetme e këtyre kriminelëve është burgosja apo mposhtja politike”, ka deklaruar profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat