Rikthehen ‘vijat e kuqe’ të dialogut/ Analisti paralajmëron Kurtin: Ky është plani i BE-së dhe Amerikës!

Politika

Rikthehen ‘vijat e kuqe’ të dialogut/ Analisti paralajmëron Kurtin: Ky është plani i BE-së dhe Amerikës!

Nga: A.Morina Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:50
Foto nga takimi në Bruksel

Rifillimi i dialogut, Kosovë-Serbi u përcjell me shumë debate, analiza, lëvdata dhe kritika të shumta.

Mirëpo, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte përballja e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri Kurti gjatë takimit ia bëri me dije, se nuk do të negociojë si në të kaluarën, pasi tani Kosova me qeverinë e re ka prioritete të reja brenda dialogut.

Ndërsa, analisti politik, Islam Krasniqi gjatë një prononcim për gazetën “Bota sot” e vlerësoi lartë paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.

Sipas tij, me Qeverinë Kurti dialogu duhet të ketë një epilog dhe jo të rrëshqas si në Qeverinë Thaçi, ku më pas edhe ju bllokua Kosovës rruga për në Bashkimin Evropian.

Image
Analisti politik, Islam Krasniqi

“Kryeministri jonë ishte shumë i qartë në Bruksel, pasi që dialogu duhet të ketë një epilog, e jo të vazhdohet ashtu siç ishte sikur të futesh në një tunel pa dalje dhe të vazhdosh drejt.

Fillimi i dialogut ka qenë shumë okej edhe për qeverinë Thaçi, por dikur si rrëshqitëm në këtë proces duke e bllokuar vendin tonë dhe lehtësuar rrugën Serbisë për në BE”, deklaroi analisti.

Tutje, Krasniqi komentoi replikat në mes Kurtit dhe Vuçiqit, ku ndër të tjera tha se kryeministri i Kosovës kishte një paraqitje të mirë ndaj presidentit serb.

“Në Bruksel, ata shkëmbyen disa replika pasi që propozimet e shefit të qeverisë së Kosovës u refuzuan nga presidenti serb.

Kryeministri kishte një paraqitje të mirë, por është shumë herët që të vlerësojmë pasi që ky ishte vetëm fillimi dhe akoma nuk mund të konsiderohet dialog, gjersa palët në proces nuk fillojnë punën”, theksoi ai.

Në fund, analisti politik potencoi se duhet të presim edhe pak kohë, që më pas ta bëjmë një vlerësim për punën e Kurtit me dialog.

Ai vlerësoi se dialogu ka ardhur në një pikë kritike, ku BE dhe SHBA duan ta përfundojnë këtë proces, duke i kaluar edhe vijat e kuqe

“Mirë është të presim edhe ca kohë që t'a shohim dhe pastaj mund të vlerësojmë punën e kryeministrit në dialog, sepse ky proces është shumë i vështirë dhe kemi arritur në një pikë kritike ku BE-ja dhe SHBA-të duan ta përfundojnë këtë proces më një marrëveshje gjithëpërfshirës duke i kaluar ndoshta edhe vijat e kuqe që i kemi vendosur”, përmbylli Islam Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat