Vlerësimi i kryetarit të KQZ-së për Dakën, ja si e komenton juristi

Politika

Vlerësimi i kryetarit të KQZ-së për Dakën, ja si e komenton juristi

Nga: A.Z Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:09
Valdete Daka

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se ka vlerësim pozitiv për ish-kryetaren e këtij institucioni, Valdete Dakën.

“Daka është një profesioniste dhe nuk kam asgjë tjetër veç vlerësim pozitiv për të. Ka udhëheq çdo herë me KQZ dhe zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk e besojë që do të ketë ndonjë ndryshim aq drastik. Janë ditët e para të mijat këtu ku po njoftohem me të tjerë. Do ta vazhdojë punën e Dakës. Besoj se Daka e ka ruajtur parimin e paanësisë”, tha ai.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se është normale kur lavdërohet i mëparshmi, derisa ka shtuar se Daka në të gjitha zgjedhjet ka treguar një sukses.

Sipas tij, Daka duhet të drejtohet te gjykata për shkarkimin nga Presidentja.

“Natyrisht se i takon dhe është normale që çdo kush kur të vijë në një pozitë e lavdëron atë të mëparshmin. Kjo është një punë normale dhe nuk ka pse mos të lavdërohet. Në fakt ish kryetarja ka treguar për 12 vjet një punë në krye të KQZ-së një sukses të duhur. Zgjedhjet u kryen me sukses. Ishin mbi 5 zgjedhje të përgjithshme dhe disa zgjedhje lokale. Kurdoherë përfunduan pa ndonjë konflikt dhe ato u lavdëruan nga fajtori ndërkombëtar. Pse u largua? I takon asaj, ish kryetares, që të drejtohet te gjykata për të konstatuar ligjshmërinë e vendimit të Presidentes mbi shkarkim”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat