Analisti nga Zvicra mbështet qeverinë për padi kundër Serbisë, e “zbulon” pse Osmani dhe Kurti do të triumfojnë fuqishëm përballë kundërshtarëve

Politika

Analisti nga Zvicra mbështet qeverinë për padi kundër Serbisë, e “zbulon” pse Osmani dhe Kurti do të triumfojnë fuqishëm përballë kundërshtarëve

Nga: N. H Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:12
Krerët më të lartë të shtetit: Galuk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Qeveria e Kurti II me të ardhur në pushtet ka premtuar para qytetarëve se do të ngrejë padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë

Njohësi i çështjeve politike që jeton dhe vepron në Lucern të Zvicrës, Dedë Preqi, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se kauza e shefit të qeverisë për padi ndaj shtetit serb është e domosdoshme dhe e mundshme.

Preqi mendon se për ta bërë më efektive padinë, kërkohet më shumë punë nga organizatat dhe prokuroritë që merren me hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Image
Dedë Preqi

“Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, këtë kauzë e ka hapur si të domosdoshme dhe të mundshme, por edhe nëse Kurti, do të ishte një erodit, nuk mund ta bënte një gjë të tillë i vetëm, pa ekipin e përgatitur me ekspert dhe politolog të mirë, që kjo kauzë të zhvillohet dhe të dalë e suksesshme, dhe vetëm në këtë mënyrë do të kthehet dialogu në rrafshin e duhur dhe në respektin ndaj Kosovës. Dhe për ta bërë efektive padinë, kuptohet se kërkohet shumë punë nga organizatat dhe prokuroritë që merren me hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, dhe të bëjnë mjaftueshëm mbledhjen e dokumenteve dhe fakteve për krimet e kryera nga kriminelët e Serbisë, të cilat sipas Qeverisë Kurti, do jenë të gatshme deri në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë analisti politik, Dedë Preqi, për gazetën “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve politike me tej është shprehur i bindur se qeveria aktuale do ia dalë lidhur me këtë çështje, duke besuar në fakte dhe se drejtësia do të punojë dhe do të jetë në anën tonë.

“Shumica e ekspertëve juridik kanë dhënë mendimet e tyre, pozitive, apo spekulative në lidhje me këtë padi kundër Serbisë, dhe se ky proces do të jetë i ndërlikuar dhe i pa mundshëm, por Qeveria Kurti do ia dalë, duke besuar në fakte dhe drejtësia do të punojë dhe do të jetë në anën tonë. Edhe më herët para luftës është thënë, se për ta luftuar Serbinë, do të jetë e pamundur, por ja, një gjë e tillë u bë e mundur edhe pse me shumë mundime dhe sakrifica. Mund të ndodh edhe kjo, që Gjykata Ndërkombëtare mund të jep verdiktin e vet në mënyrë negative, por nuk është e thënë që Kosova të heshtë dhe nuk ka të drejtë të bëjë padinë kundër Serbisë, e cila ka shkaktuar krim të rëndë dhe gjenocid, prandaj në një mënyrë Kosova, do paraqitët e ligë dhe e pa zonja për ta qeverisur vetveten dhe e pa zonja për të kërkuar të drejtat e veta dhe dëmet që i ka shkaktuar regjimi serb i Millosheviçit”, tha me tej ai.

Në fund, Preqi ka theksuar se Kurti nuk mund të jetë Rugovë, por se sipas tij, kryeministri aktual u ka qëndruar përballë gjitha stuhive të mëdha, me kauzën e fuqishme për vetëvendosje dhe frymën e lirë këtij populli.

“Kryeministri Albin Kurti, nuk mund të bëhet Ibrahim Rugovë, siç e komentojnë dhe e kërkojnë disa zëra publike, por do të jetë ky Albin, që u ka qëndruar përballë gjitha stuhive të mëdha, me kauzën e fuqishme për vetëvendosje dhe frymën e lirë këtij populli për të qenë vetvetja në tokën dhe pronën e tyre. Albin Kurti nuk bënë kompromise të dhimbshme dhe ato që janë në të kundërtën e këtij vendi, i cili e mbanë fjalën që e ka dhënë, dhe kauza e tij dhe kryetares Vjosa Osmani, do të triumfojnë dukshëm dhe ndjeshëm, sepse janë në anën e drejtë dhe në favor me interesat e këtij populli”, ka deklaruar në fund, njohësi i çështjeve politike, Dedë Preqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat