“Asociacioni, gabimi i pafalshëm i Mustafës dhe Thaçit”

Politika

“Asociacioni, gabimi i pafalshëm i Mustafës dhe Thaçit”

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:30
Isa Mustafa, Hashim Thaçi

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një ndër tema që është ri-aktualizuar kohëve të fundit.

Çështja e Asociacionit të komunave serbe ishte nënshkruar në Bruksel. Ndërkaq, për këtë çështje ka pasur akuza e kundër akuza ndërmjet ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe ish presidenti e kryeministrit, Hashim Thaçit.

Të dy ketë e kishin hedhur topin tek njëri tjetri për Asociacionin.

“Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk e kam themeluar unë, sa isha Kryeministër, as LDK-ja. Vendimi për themelimin e Asociacionit lindi me Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e marrëdhënieve, të dt. 19 prill 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi, në emër të Kosovës dhe nga Ivica Daçiq, në emër të Serbisë. Kjo marrëveshje është ratifikuar me Ligj të veçantë në Kuvendin e Kosovës me mbi 2/3 e deputetëve si marrëveshje ndërkombëtare”, pati thënë Mustafa.

Ndërkaq, sot kjo çështje në Kosovë shihet si një gabim i pafalshëm.

Opinionisti Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” e ka quajtur të pafalshëm gabimin e e Qeverisë Mustafa për pranimin e negocimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 “Gabimin më të pafalshëm e ka bërë Qeveria Mustafa - Thaçi, që kanë pranuar për të negociuar me palën Serbe çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe, të pakicës serbe në Kosovë, në Bruksel”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka treguar se si duhet të veprojë Qeveria e Kosovës në lidhje më çështjen e asociacionit.

“Tani sido që të veprohet, pala Kosovare absolutisht nuk duhet të pranojë asociacion një etnik të komunave serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive, ky mendoj unë do të ishte fundi i shtetësisë të Kosovës, për çka Serbia ka investuar shumë në diplomacinë Euro- Amerikane”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat