Parashikimi: Ky do të jetë dështimi i radhës i PDK-së

Politika

Parashikimi: Ky do të jetë dështimi i radhës i PDK-së

Nga: P.R Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:18
Enver Hoxhaj

Shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Vjosa Osmani, ka nxitur PDK-në që të mbledh nënshkrimet e deputetëve të opozitës për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese rastin e shkarkimit të Valdete Dakës.

“Vendimi i Presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Por sipas analistit politik, Faton Mehmeti, PDK do të dështojë edhe kësaj radhe.

“Besoj se do të dështoj edhe këtë radhë PDK, pasi është e drejtë e presidentes të shkarkoj kreun e KQZ, dhe ta emëroj atë, pra është brenda kompetencave të tij. në këtë aspekt dua të them se zonja Osmani ka vepruar me kompetenca të saja, kështu që s’ka pse të jetë diçka ndesh me Kushtetutën”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese do ta konfirmojë së Vjosa Osmani ka vepruar brenda kompetencave të saj.

“Me këtë manovër PDK vetëm po mundohet të tregoj se është gjallë, s’ka vdekë si opozitë, edhe pse e lodhur, e plogësht dhe pa ide për të qenë opozitë e vërtetët. Kështu që nuk pres cika ndryshe nga Kushtetuesja, vetëm se të konfirmojë se presidentja ka vepruar komform kompetencave të saja”, është shprehur Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se veprimet e PDK-së vijnë nga inati ndaj Vjosa Osmanit.

“PDK ka inati Osmanin asi ka qenë konsistente në kundërshtimet e saja ndaj saj, kështu që Vjosa është "fajtore" për debaklin e madh me 14 shkurt të PDK-së, këtë inat akoma s’po e gëlltit dot partia e Hashimit dhe Kadriut”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat