Alarmon Kelmendi: Ky veprim mund të jetë vdekjeprurës për Kosovën – ja kushtet që duhet vendosur Serbisë

Politika

Alarmon Kelmendi: Ky veprim mund të jetë vdekjeprurës për Kosovën – ja kushtet që duhet vendosur Serbisë

Nga: A.Morina Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:34
Foto nga takimi në Bruksel

Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, po i bëhet në vazhdimësi presion për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Mirëpo, kryeministri Kurti po qëndron i vendosur në prioritet dhe politikat e tij, duke mos pranuar formimin e asociacionit bazuar në kërkesat e shtetit serb.

Që nga përmendja për formimin e një asociacioni të tillë, janë përfolur dhe vënë në pah anët negative të tij.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këtë presion që po i bëhet kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, asociacioni është një veprim vdekjeprurës për Kosovës, ku Serbisë i jepet mundësia për të krijuar qendra kriminale.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmend

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një subjekt vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Me atë humb Republika e Kosovës në tërësi territoriale unike dhe ashtu i jepet mundësia pushtetit serb për të krijuar qendra kriminale kundër Republikës”, deklaroi ai.

Kelmendi kërkoi që në çdo mënyrë të kundërshtohet formimi i asociacionit, ku ai përmendi edhe mënyrën se si mund të kundërshtohet kjo.

“Në çfarëdo gjendje asociacioni duhet kundërshtuar, nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet të formohet.

Mënyrë për të ndalur është paraqitja e kërkesës për asociacionin e njëjtë shqiptar në Luginën e Presheves dhe një autonomi të gjerë për Sangjake”, theksoi profesori.

Tutje, ai përmendi edhe mundësin e tërheqjes së kufijve me Serbinë, ku tha se nëse Sebia vazhdon të kërkon më shumë, atëherë Kosova t’ia kërkon Sangjakun. Kelmendi tha se në këtë mënyrë, ruhet Kosova dhe mbrohen qytetarët e saj.

“Në fakt më e kapshme është tërheqja e kufijve të rinj me Serbinë. Këtu nuk duhet kurrsesi të lejohet që Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të humbin nga Kosova. Pjesë tjetër e Veriut mund të ndërrohet me Luginën e Preshevës. Mirëpo, nëse shteti serb kërkon më shumë, lypset që edhe Kosova të kërkon Sangjakun.

Janë këto mënyra që e ruajnë Republikën, në njëren anë dhe në anën tjetër, veprohet për mbrojtjen e popullit shqiptar në Luginë dhe në Sangjak. Janë, pra, mjaftë mundësi që mund të përdoren për të ruajtur hapesirën e Kosovës së ngushtuar dhe Republikën”, nënvizoi Kelmendi.

Në fund, profesori potencoi se krahas mundësivë të lartpërmendura, janë edhe disa kushte të cilat duhet t’i vendosen Serbisë.

“Natyrisht se janë edhe shumë mundësi tjera. Shembull:

- Reparacionet e luftës,

- Rikthimi i mjeteve të grabitura financiare,

- Rikthimin e mjeteve të pensioneve,

- Kërkim të përgjegjësisë penale të kriminelëve serb, Vuçië dhe Daçiq,

- Paraqitja e padisë për gjenocid dhe

- Kushti i njohjes reciproke të shteteve.

I përmenda disa kushte dhe të drejta që në fakt i ka Kosova, nga këto nuk duhet kurrë të hiqet dorë”, përmbylli Muhamet Kelmendi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat