Tha se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, eksperti i sigurisë “zbulon” skenarin që po përgatit Vuçiq – përmend edhe ndërrimin e territoreve

Politika

Tha se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, eksperti i sigurisë “zbulon” skenarin që po përgatit Vuçiq – përmend edhe ndërrimin e territoreve

Nga: N. H Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:57
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Javën e kaluar në Bruksel u zhvillua një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit ka thënë se, pas një raundi të ri të bisedimeve në Bruksel, është rënë dakord që dialogu në nivelin më të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut.

E, Vuçiq para medieve deklaroi se kryeministri Kurti e kishte pyetur se kur do ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe se përgjigjja e tij ishte “kurrë”.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut. Shpresoj që kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, deklaroi Vuçiq të martën e kaluar.

Por, a po provokon Aleksandar Vuçiq, ish-bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviçit - “Kasapit të Ballkanit”, me këto deklarata përballë shefit të qeverisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se deklarata e fundit të Vuçiq janë si nj tentativë për ta detyruar Kosovën dhe qeverinë e saj t’i jap diçka në këmbim të njohjes.

Tërnava për “Bota sot”, ka bërë me dije se presidenti serb do të bëjë gjithashtu çmos për t’i mbrojtur qëndrimet e tij.

Image
Hajrullah Tërnava

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të bëjë çmos për t’i mbrojtur qëndrimet e tij, e sidomos kur deri më tani i’u kanë shitur “foret’ e tij të ata të mëparshmit, bile t’i sikur të zgjatej edhe më tutje ato bisedime, sikur që ishin deri më parë, ekzistojnë dyshimet që do të kishte edhe ndërrime të kufijve, sikur që u argumentua nga treshja Rama-Vuçiq-Thaçi, e sidomos krijimi gjithsesi i Asociacioneve të Komunave serbe. Prandaj tani situata ka ndryshuar me që Kosova qeveriset nga Albin Kurti, i cili e përfaqëson Kosovën si kryeministër qe fitojë vota mbi 50 për qind dhe i cili e përfaqëson popullin e tij denjësisht”, tha eksperti Tërnava.

Mirëpo, pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës, sipas Tërnavës, Vuçiq është në një situatë jo të lakmueshme.

“Duke e përjetuar këtë ndërrim të situatave të qeverisjeve tani Vuçiq gjendet para një situate të vështirë tensionuese sepse tani në ndërmjetësimet të Serbisë dhe Kosovës, e kësaj çështje përpos BE-së është e pranishme edhe Amerika, të cilin shteti i Kosovës e ka si prindin e saj, sepse ishte kjo fuçi botërore që na ndihmuan të çlirohet po nga këta armiq shekullor dhe pa përkrahjen e këtij shteti do të ishte në pikëpyetje ekzistimi i Kosovës. Prandaj, edhe në këto kohëra deklaratat e Vuçiqit se, “kurrë nuk do ta njohë Kosovën“ mund të është një farsë politike dhe si tentim që ta detyrojë Kosovën t’i ndërrojë kufijtë apo të arrij diçka në favor për popullin serb, që t’i shërbejë si satisfikon për atë se në çdo mënyrë donë me i mbrojt interesat serbëve”, u shpreh me tej ai.

Por, Tërnava në fund ka thënë se është fat i madh për Kosovën që në krye të SHBA-së është presidenti Joe Biden, andaj, ai ka bërë thirrje që të shfrytëzohet kjo mundësi.

“Mos të harrojmë se serbët si popull janë të tillë që shpesh në të kaluarën i kanë vrarë prijësit e tyre, prandaj edhe kjo mund t’i shërbej si arsye që duhet të qëndroj në ato kërkesat nacionaliste serbe. Tani kur në botë po zhvillohen politika të tilla e që në krye të SHBA-së fatmirësisht është një mik i përbetuar i Kosovës, e ai është presidenti Joe Biden, edhe këtë situatë duhen ta shfrytëzojnë politikanët e Kosovës, dhe asnjë marrëveshje mos ta miratojnë pa pëlqimin e këtij shteti, vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet marrëveshja kapitale për Kosovën”, tha në fund, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat