Në prag të 100 ditëshit / Analisti: Qeveria Kurti ka treguar ndryshim të madh

Politika

Në prag të 100 ditëshit / Analisti: Qeveria Kurti ka treguar ndryshim të madh

Nga: A.SH Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Edhe pak ditë kanë mbetur nga përmbushja e 100 ditëve të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Për këto gati 100 ditë qeverisje kryeministri Albin Kurti ka bërë punë dhe ka marrë vendime të ndryshme, por nga ana tjetër opozita ka pasur edhe kritika të shumta për punët e qeverisë.

Në prag të 100 ditëshit të punës së kryeministrit Albin Kurti analisti Faton Mehmeti për “Bota sot” ka komentuar punën e qeverisë deri tani.

Ai ka thënë se, në këtë 100 ditë të para janë parë gjëra pozitive të cilat kanë treguar një ndryshim të kursit të qeverisë Kurti nga ato të më hershmet.

“Akoma s’janë bërë 100 ditë të plota të qeverisë Kurti, megjithatë këto 100 ditët e para janë ditë kur janë parë disa gjëra pozitive, e të cilat kanë treguar një ndryshim të kursit të qeverisë Kurti ngatë më hershmet. Megjithatë s’ka pasur ndikimi dirket këto 100 ditët e para te qytetari, mbase janë bazat që në të ardhmen e afërt të preket jeta e qytetarit të vendit tonë”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, puna e Kurti këto 100 ditë nuk ka arritur deri te qytetari, ta prekun atë, por shikuar në brendësi shihet që ka ndryshim në qasje për dallim nga qeveritë e kaluara.

“Në këtë aspekt dua të them dhe mendoj e 100 ditët e para të Kurtit s’kanë arritur të prekun direkt qyetetarin, ndryshimin tek ai, edhe pse është pritur një gjë e tillë. Por, shikuar në brendësi shihet një ndryshim i qasjes së qeverisë së tanishme me ato të më hershme në punën e tyre si brenda dhe jashtë vendit tonë. Smudn të them as sukses i plotë por as dështim”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat