Albin Kurti nuk dorëzohet para presioneve të ndërkombëtarëve/ Analisti nga Amerika ‘zbulon’ qëllimet e kryeministrit

Politika

Albin Kurti nuk dorëzohet para presioneve të ndërkombëtarëve/ Analisti nga Amerika ‘zbulon’ qëllimet e kryeministrit

Nga: A.Morina Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bërë tema kryesore në Kosovë.

Po tentohet vazhdimisht që të krijohet një Asociacion i tillë, ndonëse kryeministri Albin Kurti ka dal hapur kundër një vendimi të tillë.

Mirëpo, Kurti po përballet me presione të vazhdueshme nga ndërkombëtarët dhe vendorët. Madje, edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett ia bëri me dije Kurtit se historia nuk fillon me atë.

Kurse, njohësi i çështjeve politike nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett: “Historia nuk fillon me Albin Kurtin”.

Sipas tij, ambasadori Kosnett duhet të kuptojë se historia nuk fillon as me Philip Kosnett. Ai u shpreh se historia e Kosovës është e përgjakshme, asaj i është bërë dhunë dhe gjenocid permanent shekullor nga Serbia.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Binak Maxharraj

“Ambasador Philip Kosnett paska thënë se historia nuk fillon me Albin Kurtin, por do thoja se historia nuk fillon as me Philip Kosnett, sepse ambasadori i nderuar duhet ta kuptoj se historia e Kosovës është e përgjakshme, asaj i është bërë dhunë dhe gjenocid permanent shekullor nga Serbia që të dëbohet nga trojet e veta etnike, i është marrë me dhunë territori i saj e shumë gjëra tjera të tmerrshme”, deklaroi analisti.

Maxharraj ia rikujtoi ambasadorit Kosnett se Kurti u votua nga mbi 50 për qind e qytetarëve të vendit, për ta ndryshuar ‘historinë’, për ta ç 'kapur atë nga paraardhësit e tij, që për 20 vite e dhunuan, vjedhen dhe plaçkitën vendin për interesa personale.

“Por, z.ambasador populli i Kosovës e zgjodhi Albin Kurtin me mbi 50% për ta ndryshuar këtë “histori”, për ta ç’kapur nga paraardhësit e tij të cilët që 20 vjet pas çlirimit e dhunuan, e vodhën dhe e plaçkitën këtë vend për interesa te veta, u bënë milionerë në kurriz te popullit, i sollën këtij vendi marrëveshje të dëmshme në dialogun me Serbinë siç është Asociacioni i cili aprovohet ashtu siç e kanë nënshkruar ata, është aktak në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës që si i tillë nuk mund të formohet sepse paraqet rrezik permanent për Kosovën dhe lejojë Serbinë të luaj lojëra bizare mrenda Kosovës”, theksoi ai.

Analisti potencoi se Kurti nuk është politikan servile si Thaçi dhe Mustafa, të cilët për pushtet e copëtuan Kosovën. Ai beson se kryeministri Kurti nuk do të veprojë si ata dhe nuk do ta pranojë formimin e Asociacionit.

“Duhet të dihet se Albin Kurti nuk është servil si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa të cilët për pushtet janë në gjendje ta coptojnë Kosovën, siç vepruan me Çakorrin, dhe po të ishin në pushtet të njëjtën gjë do ta bënin edhe me Asociacionin. Prandaj, ndonëse me vonesë por populli e kuptoj së kush janë, e kuptoj rrezikun e tyre për vendin dhe i nxori jashtë loje i gjuajti si stërvinat. Për dallim nga këta, Albin Kurti është një kalibër i lartë, një intelektual universal i përmasave ndërkombëtare, nuk ka hyrë në politik për vete por për ti ndihmuar popullit, jo për tu pasuruar por për ta ç’kap shtetin nga korrupsioni i liderëve të mëparshëm”, nënvizoi Maxharraj.

Në vazhdim, ai e përmendi se qeveria aktuale nuk po e kundërshton formimin e Asociacionit, por mënyrën se si e nënshkruajtën Mustafa me Thaçin.

Maxharraj tha se kryeministri Kurti po dëshiron ta formojë atë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë që të mos sulmohet integritetin e vendit.

“Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin nuk është eksplicite kundër formimit të Asociacionit. Ai do të formohet jo ashtu siç e nënshkruan vasalet e Serbisë Thaçi dhe Mustafa, por do të formohet në bazë të ligjeve dhe në bazë të Kushtetutes së Kosovës dhe jo një Asociacion një etnik por duhet të përfshihen edhe pakicat tjera, sepse Asociacioni i pastër etnik vetëm me serb. Albin Kurti në dialog janë i sigurt se nuk ka me lejuar që të sulmohet integriteti i Kosovës, nuk ka me leju që ti futet thika kufijve të Kosovës, sepse Albin Kurtin është më i rëndësishëm atdheu për të cilin sakrifikuam dhe e fituam me gjak. Pra, për Albin Kurtin më i rëndësishëm është atdheu se sa pozita e tij si kryeministër”, potencoi ai.

Sipas analistit, Kurti nuk do të nënshkruaj marrëveshje në dëm të Kosovës dhe nuk do të ketë presion vendor apo ndërkombëtar që do ta ‘urdhëroj’ kryeministrin ta nënshkruaj Asociacionin.

Maxharraj kërkoi nga Amerika që ende ta ndihmojë Kosovën që të çlirohet nga Serbia e cila qe 20 vite po i rrinë mbi krye.

“Por, jo Albin Kurti nuk do të dështoj në dialog: Albin Kurti në këtë dialog nuk do ta lëndoj Kosovën, nuk do lejojë të nënshkruan asnjë marrëveshje në dëm të vendit.

Nuk ka presion as vendor e as ndërkombëtar që mund të ushtroj mbi Albin Kurtin që të nënshkruaj Asociacionin e Thaçit dhe Mustafës që do të ishte thikë pas shpine për Kosovën, këtë nuk do ta lejoj as populli i Kosovës, këtë nuk duhet ta lejoj edhe vetë Amerika miku i jonë i madh, sepse Amerika nuk e ndihmoj çlirimin e Kosovës për ta ndarë ndonjë copë nga ajo për Serbinë gjakatare, nuk e çliroi Kosovën për ta kthyer Serbinë përsëri në Kosovë. Amerika edhe në paqe duhet ta ndihmoj Kosovën që të çlirohet nga Serbia e cila qe 20 vite po i rrinë si gjeli mbi krye”, vlerësoi ai.

Tutje, Maxharraj u shpreh se Kurti më parë pranon që të shkojë përsëri në zgjedhje se sa të të veproj kundër popullit të vetë, kundër shtetit të vetë.

“Por te Albin Kurti nuk ka dilema, ai nuk do të dorëzohet presioneve ngado që ato vijnë për të nënshkruar Asociacioni e vazalve Thaçi dhe Mustafa, sepse është në dëm të Kosovës, në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Albin Kurti me parë do të shkoj përsëri në zgjedhje se sa të të veproj kundër popullit të vetë, kundër shtetit të vetë”, potencoi ai.

Në fund, analisti nga Amerika ia bëri të qartë të tjerëve, që Albin Kurti është i pathyeshëm dhe do të dal më i fortë nga dialogu, se sa që ka hyrë në të.

“Kjo duhet ti jetë e qartë çdo kujt, sepse kur është në pyetje Kosova, Albin Kurti është i pathyeshëm.

Albin Kurti nga ky dialog do të dal më i fortë se sa që ishte pa hyrë në të, sepse për Albinin çështja e dialogut është çështje madhore. Për Albin Kurtin atdheu nuk ishte çështje pazaresh dhe tuxharësh siç vepruan paraardhësit e tij, por është para se gjitha çështje kombëtare dhe atdhetar”, përmbylli Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat