Dilema e Asociacionit, si të veprojë kryeministri Kurti dhe çka t'i kërkohet Serbisë?

Politika

Dilema e Asociacionit, si të veprojë kryeministri Kurti dhe çka t'i kërkohet Serbisë?

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 22 qershor 2021 Në ora: 10:13
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq

Njëra nga temat që pritet të diskutohet në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, është edhe formimi i asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo temë gjithashtu ka ngjallur edhe reagime të shumta.

Kështu, rreth kësaj, ka reaguar edhe kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti.

Ai ka thënë se nëse sipas ndërkombëtarëve e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është anëtarësimi në BE – atëherë formimi i një Asociacioni është një non-sens, sepse me hyrjen e Kosovës dhe Serbisë në EU kufijtë nuk do të ekzistojnë më.

Ai ka shtuar se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do t’ju sillte serbëve të Kosovës asnjë dobi, përkundrazi ajo i izolon ata edhe më shumë.

Më tej, ai ka thënë se nëse Serbia dhe ndërkombëtaret vazhdojnë t’i bëjnë presion Kosovës për këtë çështje, atëherë edhe qeveria e Kosovës duhet të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Lidhur me këtë, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

“Mendim i pakuptimtë juridikisht”

Image
Muhamet Kelmendi

Kështu, juristi dhe profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, këtë deklaratë e quan të pakuptimtë, derisa ka thënë se Asociacioni i bën qytetarët vetëorganizues dhe bëhet bazë shteti, gjë që nuk ndikon në izolim. Sipas tij, kjo varet nga Serbia se si i mbanë.

“Mendimi i shprehur se "Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë i izolon ata edhe më shumë" është qesharak dhe tërësisht i pakuptimit juridikisht edhe më gjerë. Asociacioni me pushtet ekzekutiv i bënë qytetarët e atij vendi të pavarur dhe kryesisht vetorganizues, çdo vend që fiton atë pushtet është element i parë i shtetit. Kjo del nga fakti se kur është një numër njerëzish që jetojnë në një territor kompakt dhe me një pushtet, ai vend e ka bazën e shtetit. E shteti si organizëm politiko-juridik nuk ndikon në izolim. Kjo është një çështje e hapur dhe varet atëherë nga Serbia si i mbanë. E izoluar dhe de-fakto pa perspektiv këtu është pjesa shqiptare, e cila nuk ka asgjë që e ndihmon atë në raport me botën”, është shprehur ai.

Sipas tij, vdekjen e Kosovën e bën jo Asociacioni serb, madje ndalet edhe Asociacioni serb shqiptar në Luginë.

Ai thotë se këto duhet të kërkohen, sepse bazë është njohja reciproke, përndryshe nuk do të ketë dialog.

“Kjo pjesë nuk ka liberalizim të vizave, nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe varet kryesisht nga ndihmat e mërgimtarëve. Jo Asociacioni serb e bën vdekjen e Kosovës si Republikë. Kjo jo vetëm që ndalet me Asociacion shqiptar në Luginë, por është edhe Sanxhaku si pjesë që duhet kërkuar autonomi të gjerë. Këto Kurti dhe Kosova nuk i ka kërkuar në Bruksel. Mbetet dhe duhet domosdo të kërkohen. Bazë e tërë punës është njohja reciproke, pa njohje të shteteve tona në mënyrë reciproke nga Serbia dhe nga Kosova nuk ka dialog për asnjë temë tjetër”, ka deklaruar profesori Kelmendi për gazetën "Bota sot".

“Marrëzi të kërkohet Asociacion me shumicë shqiptare”

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti Faton Mehmeti, ka shtuar se Asociacioni nuk ka të bëjë asgjë me parimet e BE-së dhe sipas tij, duhet lejuar vetëm asociacionet në baza ekonomike, që sjellin integrime.

Ai thotë se Asociacioni do t'i sjellë të mira Serbisë, andaj edhe do të mundohet t’i shkëpusë këto pjesë nga territori i Kosovës.

“Asociacioni në vetvete është metodë primitive, ku njerëzit mblidhen rreth përkatësisë nacionale dhe izolohen nga pjesa tjetër e botës, kjo nuk ka të bëjë asgjë me parimet e BE për lëvizje të lirë. Nuk duhet lejuar asociacione në baza fetare, nacionale, vetëm në baza ekonomike, e të cilat janë të vetme që sjellin integrime dhe stabilitet mes njerëzve dhe shtetit në tërësi. Janë marrëzira të kërkohet Asociacion me shumicë shqiptare, këto janë teori të vdekura që koha i ka shkelur. Jemi në shek 21, në kohën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mbi këtë bazë edhe duhet shikuar perspektiva e vendit tonë. Mbase Asociacioni nuk iu sjell serbëve të mira, por i sjell Serbisë, e cila do të shtrijë ndikimin dhe do të mundohet që këto pjesë t'i lidhë në mes vete dhe kështu në një të ardhme të shkëpus ato nga territori i Kosovës, këto nuk po shihet dhe nuk po merret në konsideratë e mira apo jo e serbëve por e Serbisë”, ka deklaruar Mehmeti për "Bota sot".

“Deri më tani pa kreativitet”

Image
Blerimi Burjani

Në anën tjetër, juristi Blerimi Burjani, ka potencuar se gjithmonë ka pasur reagime të tilla, sipas tij liderët e Kosovës nuk kanë pasur kreativitet, ndërsa tani ndryshimet mund të jenë pa rezultat.

“Reagime të tilla ka pasur edhe më herët, por edhe propozime tjera që kanë ardhur jashtë qeverisë Kurti apo qeverisë Mustafa apo Thaçi. Por, deri më tash praktika e veprimit të liderëve të Kosovës ishte thjeshtë për të pritur propozime tjera ndërkombëtare duke mos qenë kreativë, pra nuk ka pasur kreativitet. Tash propozime të tjera mund të jenë të ndryshme, pra pa rezultat. Tani presioni ekziston ndaj Albinit se çfarë reaksioni ka dihet ky reaksion i tij do të mbetet po që edhe shkarkohet për shkak të këtij veprimi”, ka deklaruar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat