"U dha forcë kriminelëve të Serbisë", Kurti paralajmërohet para takimit me Macron, me çka nuk duhet të pajtohet kurrsesi

Politika

"U dha forcë kriminelëve të Serbisë", Kurti paralajmërohet para takimit me Macron, me çka nuk duhet të pajtohet kurrsesi

Nga: A.Z Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:19
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, do të pritet në Pallatin Elize në Paris nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, që nga zgjedhja e tij Kryeministër i vendit. Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga Presidenti Maron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se UE ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh, ku nga ky shtet u masakruan, u dëbuan dhe u përdhunuan mijëra femra.

Sipas tij, këtë gjenocid nuk e dënoi as EU dhe as SHBA, madje nuk mund të përjashtohet as përgjegjësia e kriminelit Vuçiq dhe Daçiç.

“UE ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh, pas LDB ne Ballkan u bë gjenocidi më i rëndë nga shteti serb. Ranë nga dora gjakatarë serbomadhe me qindra e mijëra veta në Ballkan, u mbushën varret me njerëz të masakruar, derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte përgjegjës ushtria kriminale serbe, në Kroaci e në Kosovë, dhuna dhe gjenocidi u krye nga shteti serb. Në Kosovë u masakruan mbi 13 mijë veta dhe u dëbuan mbi 1 milionë shqiptarë jashtë vendit. Nga ky shtet serb nëpërmjet kriminelëve u përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare dhe u shkatërruan rreth 150 mijë objekte të ndryshme. Këtë dhunë dhe gjenocid pas luftës nuk e dënoi UE dhe SHBA me masa penale përgjegjëse. Dënimi do të ishte protektorati mbi Serbinë, kjo nuk u bë. Megjithatë, nuk mund të përjashtohen nga përgjegjësia njerëzit e pushtetit të dhunës serbomadhe. Këtu është fjala te krimineli Vuçiq, Vulin, Daçiç etj., që ishin bartës të gjenocidit në Kosovë”, tha ai.

Tutje, profesori shton se dështimet për dënimet e krimeve janë bërë nga Gjykata Ndërkombëtare, por edhe nga UNMIK dhe EULEX. Prandaj, deklaratën e Simomonsen nuk e sheh të rëndësishme, sepse sipas Kelmendit mendime mund të ketë por, fakti i dështimit në UE mbetet, madje ai thotë se kjo vetëm ka krijuar forcë te shteti serb.

“Dështimet në dënimin e krimit serbomadh u bënë nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës dhe natyrisht vetë UNMIK dhe EULEX dështuan në luftimin e këtij krimi makabër serbomadh. Deklarata e Simmonsen nuk ka fare peshë kundruall fakteve të theksuara. Mund të ketë mendime e mendime mbi këtë, por fakti i dështimit të UE mbetet. Mbetet fakti se krimi serbomadh është toleruar dhe tash nga UE dhe nga SHBA, pa bërë fjalë për OKB-në, po bashkëpunohet me kriminelët. Kjo formë e punës ka krijuar forcë dhe tash kriminelët serbë po marshojnë përpara. Tamam sikur vendi i tyre të ishte gjakosur, ky është turpi i UE dhe çdo shteti tjetër në botë që thirret në demokraci dhe në liri. Kështu u forcua shteti serb dhe u ndërruan pozicionet”, potencoi ai.

Më tej, Kelmendi ka deklaruar se në Hagë nuk gjendet serbët për krimet që kanë bërë, por Kosova si vend, prandaj sipas tij, Kosova duhet t’i ndjekë kriminelët serb dhe ta padisin shtetin serb për gjenocid.

Mirëpo, kjo duhet të jetë edhe në raport të Kosovës me shtetin serb si dhe me shtetet tjera të UE.

“Kriminelët serbë dhe Serbia nuk gjendet në Hagë për tu përgjigjur për gjenocid, por Kosova si vend. Nuk më dhimbsen individët shqiptarë, më dhimbset drejtësia dhe fakti se kështu UE i forcoi shtetet kriminale dhe dha për të kuptuar se forca nuk njeh drejtësi. Kjo të dërgon natyrisht te fakti se Kosova dhe organet e Kosovës vetë duhet t’i ndjekin kriminelët serbomëdhenj dhe të përpiqen që domosdo të padisin shtetin serbë për gjenocid. Në fakt kjo mospërgjegjësi duhet të jetë edhe fakt në raportet e shtetit të Kosovës me shtetin serb dhe edhe me ndërmjetësuesit e UE dhe te shtetet nga vijnë ata. Janë këto 5 shtete të UE që kanë ndihmuar për të bllokuar përgjegjësinë serbe dhe tash e kanë vënë Kosovën me shpatulla për muri”, theksoi Kelmendi.

Ai ka shtuar tutje se takimi i Kurtit në Francë është punë dialogu, ndërsa kërkesën e tyre për Asociacionin serb në Kosovë duhet refuzuar, sepse Franca si bartës i Kartës mbi liritë e njeriut duhet të angazhohet në përgjegjësi penale të Vuçiqit.

Kelmendi thekson se Macron priti shumë herë Vuçiqin, me këtë rast u premtoi të ardhme në UE, që do të thotë se u dha forcë kriminelëve, andaj tani Kosova nuk duhet kurrsesi të dakordohet me planet shkatërrimtare të Republikës me Asociacionin.

“Kosova ka shtetin, mbi atë kërkohet dialog me shtetin serb. Asgjë jashtë shtetit nuk duhet bërë dhe kurrë mos të nënshtrohen. Tash po shkon Kurti në Francë, takimi është për dialog me shtetin serb. Natyrisht se Franca e krijoi Veriun e Kosovës dhe tash po bën presion për Asociacionin serb në Kosovë. Këtë kërkesë franceze duhet refuzuar. Franca duhet të tregohet se është bartëse e Kartës mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Si shtet i tillë kërkohet të angazhohet në përgjegjësinë penale të kriminelit Vuçiq etj. Z.Macron priti disa herë Vuçiqin në Paris, ai ishte edhe ne Beograd, u takua me kriminelët serbomëdhenj. U premtoi atyre të ardhme në UE. Por, mos kështu, Franca u dha forcë kriminelëve në Beograd! Natyrisht se po, tash krimineli Vuçiq, Vulin e Daçiç po paraqiten si të fuqishëm. Këtej dështoi UE dhe i tërë faktori ndërkombëtar. Këtu u dha shembull se dhuna po vlerësohet dhe tash po ecet në rrugën e shkatërrimit të Republikës, Jo. Kosova nuk ka ku shkon, Ka humbur mjaftë njerëz dhe vend. Ose tash o kurrë vendi ynë kërkohet të jetë i qëndrueshëm dhe kurrsesi mos të dakordohet me planet shkatërrimtare të Republikës me Asociacion. Vetëm si unike me territor dhe me shtet unitar ka perspektivë Republika e Kosovës në të ardhmen”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat