Kur do t’i caktojë VV kandidatët për kryetar të komunave? Tregon deputeti

Politika

Kur do t’i caktojë VV kandidatët për kryetar të komunave? Tregon deputeti

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:25
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka caktuar asnjë kandidatë për komuna sa i përket zgjedhjeve lokale.

Data e zgjedhjeve lokale, u caktua të jetë 17 tetori.

E tani kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në këto zgjedhje, partitë politike në vend, kanë zyrtarizuar disa nga kandidatët e tyre për të parët e komunave.

Parititë politike si LDK, PDK, AAK, e Nisma SocialDemokrate kanë zyrtarizuar disa nga kandidatët e tyre nëpër komuna që potencialisht mund të fitojnë zgjedhjet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Bajrami, në një intervistë për “Bota sot” ka thënë se shumë shpejt do të dalin me emra të kandidatëve nëpër komuna.

Image
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami

 

“Lëvizja Vetëvendosje shumë shpejt do të dalë me kandidatët nëpër komuna”, ka thënë ai.

Sipas tij, VV nuk ndjenë nguti sa i përjet kësaj çështje, sepse ata fillimishit do të dalin me program pastaj me emra të kandidatëve.

“Ne nuk ndjejmë nguti për të dalë me emra të përveçëm, pa dalë fillimisht me programin dhe se edhe kësaj herë kështu do jetë. Fillimisht programi pastaj kandidati më i përshtatshëm”, ka deklaruar deputti i VV-së , Alban Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat