Parashikohet dorëzimi i Vuçiqit/ Shkaku i këtyre kërkesave të Kurtit dhe Osmanit, Serbia do ta njoh Kosovën

Politika

Parashikohet dorëzimi i Vuçiqit/ Shkaku i këtyre kërkesave të Kurtit dhe Osmanit, Serbia do ta njoh Kosovën

Nga: A.Morina Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:27
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot ka raportuar para deputetëve në Kuvendin e Serbisë mbi rrjedhën e dialogut me Prishtinën dhe situatën në Kosovë.

“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Ne nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”, u shpreh presidenti serb.

Siç duket, presidenti Vuçiq ka filluar ta ndjejë presionin dhe seriozitetin e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ngritjen e padisë gjenocidale për krime lufte.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar deklaratën e presidentit serb Vuçiq, për konfliktin me Kosovën.

Sipas tij, kërkesat e guximshme të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, e kanë future futur në hipotekë personale e shtetërore, Vuçiqin dhe Serbinë.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në parlamentin serb: "se nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë", me Kosovën, tregon se kërkesat principiele e të guximshme politike të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Kosovës kanë futur në hipotekë personale e shtetërore, Vuçiqin dhe Serbinë”, deklaroi ai.

Mehazi potencoi se Osmani dhe Kurti e kanë frikësuar Vuçiqi, sa që , paralajmërimet për padi gjenocidiale serbe do bëhen shkaqe që Serbia ta njoh Kosovën.

“Ardhja e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në krye të Kosovës sikur kanë frikësuar Vuçiqin se mos Kurti e Osmani zbulojnë fshehtësitë kriminale e vrastare të Vuciqit në Bosnjë e Kosovë, paralajmërimet kosovare për padi gjenocidiale serbe do bëhen shkaqe që Serbia ta njoh Kosovën.

Sikurse Hashim Thaçi që ishte i kapur nga Vuçiqi për krimet e bëra dhe rrinte gojëmbyllur para presidentit serb, tani Vuçiqi rri gojëmbyllur për shkak se është i kapur nga Albin Kurti për krimet e tij të bëra në Bosnjë”, theksoi ai.

Tutje, profesori tha se shkaku i padisë, Vuçiqi për ta shpëtuar veten, do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Pasi, sipas Mehazit është ë pamundur që presidenti serbët mos jetë i përfshirë në tragjedinë e boshnjakëve në Srebrenicë për krime lufte.

“Padia e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve serbe në Kosovë brengos më shumë Vuçiqin dhe ky për ta shpëtuar veten do jetë i detyruar ta njoh Kosovën.

Është e pamundur që Vuçiqi mos të ishte i përzier në tragjedinë e boshnjakëve në Srebrenicë për krime lufte ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjake mysliman, kryesisht burra dhe djem që nga mosha 12 vjeçare e deri në moshë të thyer 80 vjeçare. Dhe vetë Vuçiqi deklaroi "se për një serb të vrarë do vrasim 1000 myslimanë.", nënvizoi profesori.

Në fund, ai tha se krimet e bëra në Srebrenicë të Bosnjës Vuçiqin e kanë detyruar që të rri gatitur e gojëmbyllur para Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

“Vetëm vrasësit shprehen në këtë mënyrë, vetëm ata që kanë qenë nën udheheqjen e gjeneralit kriminel Ratko Mlladiq, i cili para disa ditëve u dënua me burg të përjetshëm.

Gjithë e dinë se Aleksaksandër Vuçiq në Srebrenicë, ka qenë së bashku me kriminelët Momçillo Kraishnik që vdiq së shpejti nga Covid-19 dhe kriminelin tjetër Zdravko Lubarda në njësinë "Škorpioni" në masakrën e Srebrenicës. Pra, krimet e bëra në Srebrenicë të Bosnjës, Vuçiqin e kanë detyruar që të rri gatitur e gojëmbyllur para Albin Kurtit e Vjosa Osmanit”, përmbylli Sulejman Mehazi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat