“Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të paqes”, juristi vjen me një analizë: Kjo gjë është urgjentisht e nevojshme

Politika

“Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të paqes”, juristi vjen me një analizë: Kjo gjë është urgjentisht e nevojshme

Nga: N. H Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:50
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Të martën e kaluar Qeveria e Kosovës ka paraqitur katër propozime në dialogun me Serbinë në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i Qeverisë së Kosovës pas këtij takimi ka treguar se mes tjerash ka bërë propozim që të nënshkruhet menjëherë një marrëveshje e paqes mes dy shteteve.

“Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty”, thuhet në pikën e 2-të të propozuar nga kryeministri Kurti.

E, pikërisht për këtë pikë, për “Bota sot”, ka folur juristi i njohur në vend.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se në dialog nuk është shkuar për ta ndalur luftën, por se sipas tij, atje është shkuar për të gjetur zgjidhje teknike në raportet mes dy vendeve.

Image
Blerim Burjani

“Në Bruksel nuk kanë shkuar për të ndalur luftën, apo për të bërë armëpushim, por për të gjetur zgjidhje teknike në raporte, pra ishte pa kuptim dhe amatorizëm të përmendet në një takim të kësaj natyre që thuhet të jetë teknik. Pra, Kosova e Serbia kanë nevojë për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciproke përmes një kompromisi të mundshëm në mes palëve”, ka thënë juristi Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, juristi Burjani ka theksuar se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është më se i nevojshëm një kompromis, por jo edhe fjalori politik.

“Kompromisi është i nevojshëm, por jo fjalori jo politik, jo diplomatik dhe amatoresk. Aty duhet të ketë normalizim të raporteve e jo të përmend sulmet dhe paqe sepse Kosova dhe Serbia janë në konflikt të ngrirë, por nuk janë në luftë”, tha njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat