“Vendim skandaloz dhe dënim nga Gjykata”, Kelmendi reagon ndaj personave që mbajnë dy e më shumë poste publike

Politika

“Vendim skandaloz dhe dënim nga Gjykata”, Kelmendi reagon ndaj personave që mbajnë dy e më shumë poste publike

Nga: A.Z Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:36
Albert Zogaj

Gjyqtari, Albert Zogaj është zgjedhur kryesuesi i KGJK-së (Këshillit Gjyqësor të Kosovës) dhe i njëjti është edhe kryetar i Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.

Për këtë çështje, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë se sipas ligjit një zyrtar i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të organeve të institucioneve të tjera publike.

Kurse juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk ka mundësi juridike që të ketë dy e më shumë pozita drejtuese. Kelmendi e quan veprim skandaloz, madje ai thotë se kjo do të dënohet nga Gjykata.

Tutje ka shtuar se gjykatat do të anulojnë vendimet anormale në Kuvend.

“Është krejtësisht e qartë konstatimi se nuk ka mundësi juridike që të jetë njëherazi në dy e më shumë pozita drejtuese. Veç kësaj, nuk lejohet askush që të marr dy të ardhura personale nga buxheti i shtetit. Shikuar këtej, ky është një veprim skandaloz, i cili nga Gjykata Kushtetuese me padi do të anulohet. Është e çuditshme se si VV me shpejtësi po ndërron dhe po e kap vetë pushtetin. Dhe në atevane po bënë gabime të mëdha dhe juridikisht jo të drejta. I takon dhe me siguri se gjykatat do të mbushet me lëndë të tilla. Nuk mendoj se kështu do të lejohet të shkojë. Palët do të padisin dhe gjykatat do të anulojnë në vazhdimësi vendimet anormale juridike në Kuvend”, ka deklaruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat