“Qeveria e Edi Ramës, e mbanë anën nga Mini-shengeni i Vuçiqit”

Politika

“Qeveria e Edi Ramës, e mbanë anën nga Mini-shengeni i Vuçiqit”

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:09
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq

Edhe pse ka më shumë se dy dekada që ka përfunduar lufta në Kosovë, Serbia ende nuk e ka marrë dënimin e merituar për gjenocidin që e ka bërë në Kosovë.

Por, Kosova për fatin e keq të saj, nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkura.

Për këtë arsye, ajo nuk ka mundur ta padisë Serbin për krimet e bërë gjatë luftës.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kosova është duke e shqyrtyar mundësinë që përmes Shqipërisë ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Këtë propozim të ministrës Haxhiu e ka komentuar profesori, Sulejman Mehazi. Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka dhënë një propozim se çfarë duhet të bëjë Ministria e Drejtësisë së Kosovës që të jetë më e fuqishme.

“Propozimi i Ministres së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, do ishte shumë më i suksesshëm e i fuqishëm nëse me rastin e padisë për gjenocidet serbe të ftonte  ministritë e shteteve ish-jugosllave: boshnjake, kroate, malaziase që tog të padisin Serbinë për gjenocid, vrasje, varreza masive perdhunime e dëbime.

Shumë më e besueshme do ishte kërkesa e ministres Albulena Haxhiut që përveç ministrisë qe e përfaqeson vetë të lidhet me ministritë e shteteve ish-jugosllave sesa me qeverine e dyshuar të Edi Ramës që politikisht më shumeë anon nga Mini-shengeni i Vuciqit sesa kundër mini-shengenit të Kurtit. Edi Rama nuk ka shenja pozitive të prishet me Vuçiqin për Kosovën e Albin Kurtit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ka shtuar se më shumë të drejtë juridike për ta paditur Serbinë kanë ata shtetet që kanë përjetuar gjenocidet.

“Më shumë të drejtë juridike për ta paditur Serbinë kanë ata shtetet që kanë përjetuar gjenocidet Serbe sikurse që është Kosova, Bosna e Hercegovina, Kroacia sesa Shqipëria që ka qene jashte krimeve serbe”, ka theksuar profesori.

Gjithashtu, Mehazi ka shpjeguar se çfarë qëllimi ka deklarata e ministrës Haxhiu.

“Propozimi i ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu: "se Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid e bërë gjatë kohës së luftës në Kosovë.", është e qëllimshme vetëm për t'ua bërë me dije qytetarëve të Kosovës drejtimin politik e diplomatik të Edi Ramës drej Vuçiqit e kundër Kurtit. Gjenocidet serbe janë bërë brenda Kosovës dhe argumentet janë të freskëta jo vetëm në anën e qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë botes, prandaj Albulena Haxhiu nuk duhet kërkuar që Shqipëria të padisë Serbinë për gjenocidin në Kosovë, pasi të vërtetat e gjenocideve serbe janë territorin e Kosovës, Bosnjës e Kroacisë, pikërisht këto shtete fqinje duhet se bashku ta padisin Serbinë”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat