“Rikthimi i fuqishëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, Ramabaja godet Josep Borellin – çfarë deklaroi ky i fundit

Politika

“Rikthimi i fuqishëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, Ramabaja godet Josep Borellin – çfarë deklaroi ky i fundit

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:42
Josep Borrell

Udhëheqësit e BE-së në takimin e mbajtur në Bruksel më 25 qershor i qenë drejtuar me një  kërkesë Shërbimit të Jashtëm të BE-së, të udhëhequr nga Josep Borrell, për të studiuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, përfshi ato ekonomike, për të kundërshtuar aktivitetet e mundshme të ardhshme të Federatës Ruse, të cilat i konsiderojnë të dëmshme.

Këtë thirrje të udhëheqësëve të BE-së e ka komentuar prof. Dr. Sadri Ramabaja i cili thotë se aktivitete të dëmshme për BE do llogaritur edhe ato që Rusia, përmes Serbisë dhe Republikës Srpsaka (Bosnjë e Hercegovinë), po i bën në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Moska vazhdimisht ka thelluar ndikimin në shtetet e brishta Evropës Juglindore, duke promovuar aktorë të cilët qëllimisht pengojnë proceset e demokratizimit.

“Qëllimi është të parandalojë integrimin e rajonit në BE. Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë shembujt ekzemplar për ndikimin rus në rajon. Por, pavarësisht kësaj, për Përfaqësuesin e Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (PPBJS) së BE-së, Sozef Borell-in, Rusia, meqë, ajo na qenka lojtar i madh në skenën botërore, BE-ja “duhet të vazhdojmë të komunikojë me të”.

Kjo ishte deklarata e PPBS të BE-së, Josep Borrell, që u bë publike sot, më 29 qershor.

Sipas ti për Borellin është me interes që në raportet me Rusinë, të ruhet e kultivohet ndërveprimi.

Image
Dr. Sadri Ramabaja

“Duam apo jo, Rusia është një lojtar kryesor në skenën globale dhe ka rritur praninë e saj politike në shumë pjesë të botës, duke përfshirë vendet ku interesat e BE-së janë në rrezik: Libia, Afganistani, Nago-Karabaku dhe Siria janë shembuj të mirë. Unë jam gjithashtu duke menduar për JCPOA për Iranin, një pjesëmarrës i së cilës është Rusia dhe të cilën ne duhet të kthejmë brenda kornizave të nevojshme”, tha Borrell, citon Ramabaja.

“Duke i hapë rrugë rikthimit të plotë të Rusisë në skenën ndërkombëtare, Borel në këtë përgjigje për shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, pohon pa hezitim se, “Ekzistojnë gjithashtu probleme globale, zgjidhja e të cilave është në interesin tonë për të përfshirë Rusinë, sepse mos zgjidhja e këtyre problemeve do të na prekte të gjithëve”... Le të kujtojmë se në vitin 2015, Irani ra dakord për një marrëveshje afatgjatë mbi programin e tij bërthamor me një grup të fuqive botërore të njohura si P5 + 1 (SHBA, MB, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania)”, shton Ramabaja.

Ai thekson se, ajo marrëveshje qe arritur pas një varg vitesh tensioni mbi përpjekjet e supozuara të Iranit për të zhvilluar arsenalin e saj bërthamor.

“Sipas marrëveshjes, Irani ra dakord të kufizojë veprimtaritë e tij të ndjeshme bërthamore dhe të lejojë inspektorë ndërkombëtarë në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike që po e gjunjëzojnë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve iranian. Roli i Rusisë në arritjen e saj ishte i çmueshëm. Por, pavarësisht nga këto argumente, Borrell tha se ai do të përgatisë opsione për sanksione të reja kundër Federatës Ruse, krahas sugjerimeve për fushat e mundshme të bashkëveprimit (bashkëpunimit të ndërsjellë) me Moskën në javët dhe muajt e ardhshëm, njoftoi Eadaily”, pohon ai.

Në një studim të Qendrës për Studime Strategjike në Cyrih (Center for Security Studies (CSS), ETH Zürich), sipas tij, interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor vihet në pah se është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

“Ky fakt ka ngritur frikën në Perëndim se projekti për integrimin evropian të rajonit, i ideuar në kuadër të politikave për ruajtjen e selitjen e paqes po rrezikohet seriozisht. Ndikimi në rritje i Rusisë në Ballkanin Perëndimor (ngjashëm me atë në Nagorni Karabah, Siri…), sipas disa vëzhguesve, i shërben pretendimit rus për t’u trajtuar sërish si një fuqi e madhe. Këtë tezë, në emër të realizmit politik, duket se e mbron edhe Borelli. Rikthimi i fuqishëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor i ofron platformë të fuqishme politike Rusisë që atë ta ndërlidhë edhe me çështje tjera të diskutueshme evropiane”, përfundon Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat