Ish-zëvendësministri ‘godet’ Malcolm Simmonsin: Krimi u dyfishua!

Politika

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Malcolm Simmonsin: Krimi u dyfishua!

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:03
Malcolm Simmons

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ditë më parë raportoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas dëshmisë së Simmonsit pati shumë reagime.

Atij i reaguan EULEX-i dhe disa ambasadorë të vendeve të ndryshe të botës që janë në Kosovë.

Ndaj Simmons ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Tërnava para kësaj dëshmie të Simmonsit në Kuvendin e Kosovës, ishte deklaruar se pas Simmons mund të qëndrojnë shërbime të huaja.

Tërnava thotë se sikur ndërkombëtarët ta kishin luftuar krimin në përgjithësi në bazë të ligjeve të asaj kohe, tani Kosova nuk do të gjendej në këtë situatë të inkriminuar kështu.

Përkundrazi sipas tij, gjatë qeverisjeve të ndërkombëtarëve, me ato veprime të kriminalizuara të të huajve, po në atë mënyrë e vazhduan qeverisjen edhe vendorët kur e bartën pranim dorëzimin e qeverisjes së Kosovës, e sidomos kur dihet që politikanët e pasluftës nuk e kishin përvojën e qeverisjeve dhe as shkollimin e duhur, prandaj e vazhduan pasurimin e tyre.

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj po imponohet dhe po bëhet urgjent, pastrimi i sistemit të drejtësisë, nga mbetjet e sistemit të kaluar të ish regjimit nga të huajt por edhe atyre vendorëve që e vazhduan me të këqijat e tyre në të njëjtën mënyrë, por edhe nga servilët e politikes së inkriminuar, dhe tani është koha për të pasur një drejtësi efektive të pavarur e profesionale, me gjyqtare që kanë integritet moral e profesional, dhe guxim për ta zbatuar ligjin dhe të drejtën”, thotë ai.

Për një nevojë të tillë, sipas Tërnavës, ka folur së fundi edhe ish- kryegjykatës i misionit evropian në Kosovë, EULEX Malcolm Simmons, i cili pavarësisht kontroversave të tij dhe rolin që ka pasur në të kaluarën, krejt dështimin e drejtësisë në Kosovë, edhe asaj të EULEX-it në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, atyre të luftës por edhe krimit ordiner dhe mafies së brendshme ja ka atribuuar ndikimit të jashtëm grupeve të interesit dhe politikes në drejtësi.

“Ai në raportimin para komisionit parlamentar, përmes videos, nuk ka zbuluar asgjë të re përveç̧ që është konstatuar se krimi dhe korrupsioni në Kosovë nuk janë luftuar, por janë dyfishuar e trefishuar me ardhjen dhe instalimin e misionit të EULEX-it, me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, nga vende të ndryshme të BE-së, të cilët kanë bashkëvepruar me gjyqtarë e prokurorë vendor, duke e shndërruar sistemin e drejtësisë në një sistem ku është̈ shitur e blerë dhe nuk është ndarë drejtësia sipas ligjit. Falë këtij misioni të dështuar, kemi vazhdim të gjendjes si shtresimit dhe të rritjes galoponte të krimit dhe korrupsionit në të gjitha institucionet e shtetit, në Qeveritë e kaluara të Kosovës, në komunën Prishtinës, në Telekomin e Kosovës dhe kudo tjetër, sepse krimi i organizuar nuk u luftua seriozisht asnjëherë, por akoma më shumë u instalua duke emëruar në institucione të drejtësisë, prokurore e gjyqtarë mercenare e te paguar nga krimi që kontrolloheshin nga krimi vendor e ndërkombëtar, ku drejtësinë̈ e shndërruan në një biznes të shitjes dhe blerjes së drejtësisë për çmime të larta e përfitime marramendëse”, potencon ai.

Ai shprehet se, tani është koha e duhur që urgjentisht të fillon zbatimi i reformës së thellë në drejtësi, sidomos përshpejtimit të VETING-ut, pasi që shihet ashiqare që arsyeja se pse prokurorët dhe gjyqtarët nuk dëshirojnë të merren me rastet e ndjeshme, ku mundë të jenë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë, mafio- oligarkë është pikërisht frika që ata kanë, se nëse i prishin punët me pushtetin do ta pësojnë në karrierën e tyre, apo edhe janë të shantazhuar nga nëntoka kriminale për postin që mbajnë.

“Qeveria e cila i ka fituar votat në mënyrë absolute mbi 50% nga qytetarët, tani duhet të ndërmerr reforma të përgjithshme në institucionet e drejtësisë, e sidomos kur po miratohet Ligji i VETING-ut, e jo si deri me tani kur prokurorët paguhen ose shantazhohen dhe bien pre e ndikimeve kriminale, duke u bërë për interesa të tyre edhe vetë janë bërë pjesë e krimit të organizuar dhe nuk kanë guxim dhe integritet moral e profesional për ta zbatuar ligjin. Me pavarësimin e sistemit juridik dhe reformave që duhen të ndërmerren me emërime të njerëzve me shkollime adekuate si dhe provoja të pastër ligjore, duke fillua nga kokat me të larta nëpër institucionet e gjyqësisë, prokurorisë dhe institucioneve të tjera juridike”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat