Takimi Kurti-Vuçiq, jursiti shprehet pesimist: Nuk ka marrëveshje të re

Politika

Takimi Kurti-Vuçiq, jursiti shprehet pesimist: Nuk ka marrëveshje të re

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:22
Albin Kurti, Aleksader Vuçiq, foto ilustrim

Një takim i ri do të zhvillohet nesër, më 19 korrik mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Këtë takim e kishte konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka konfirmuar se ata do të vazhdojnë bisedimet në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se, ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Për herë të parë, dy udhëheqësit janë takuar më 15 qershor dhe gjatë takimit kanë prezantuar pozicionet e tyre të kundërta, e që kryeministri Kurti kishte paraqitur 4 pika në tavolinë.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se marrëveshje të re nuk pret e që sipas tij ky dialog nuk ka perspektivë.

“Jo s’ka marrëveshje të re, larg është marrëveshja perfundimtare, nuk ka ndonjë perspektivë ky dialog, vetëm takime shkëmbime fjalësh dhe përfundim të takimeve”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, zgjidhje sa i përket dialogut nuk ka, duke shtuar se edhe temat që do të fliten atje janë vetëm formale.

“Pra s’ka zgjidhje, s’ka marrëveshje as e pjeseshme madje temat që fliten janë vetëm formale sa për të thënë diçka sepse s’ka vullnet për marrëveshje fare, tash ky dialog është më shumë humbje kohe”, përfundon juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat