Paralajmërimi i opozitës për protesta, juristi ka një parashikim interesant: Kështu disiplinohet Qeveria Kurti

Politika

Paralajmërimi i opozitës për protesta, juristi ka një parashikim interesant: Kështu disiplinohet Qeveria Kurti

Nga: N. H Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:40
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Lumir Abidixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ditë më parë kanë paralajmëruar se vendi mund të shoqërohet me protesta masive, me qëllim të rrëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Të dyja partitë opozitare përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar protesta të menjëhershme për shkarkimin e kryeministrit Kurti.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se në rast se ka unifikim të partive opozitare, ka gjasë që edhe presioni të jetë më i madh ndaj “Qeverisë Kurti II”.

Sipas tij, vetëm me një gjë të tillë mund të disiplinohet qeveria karshi opozitës.

Image
Blerim Burjani

“Nëse opozita bëhet unike, atëherë presioni mund të jetë më i madh ndaj kësaj qeverie, kështu pak a shumë e ndarë nuk mund të disiplinojë qeverinë aktuale, apo edhe të imponojë ndonjë agjendë më ndryshe”, ka thënë Burjani.

Kurse, sa i përket thirrjeve për protesta, Burjani ka theksuar se në rast se organizohen opozita pastaj duket si më e zëshme.

“Nëse organizojnë protesta pakënaqësie atëherë kjo tingëllon se do të ketë opozitë më të zëshme dhe nuk do e pranojnë mbivotimin e vazhdueshëm të mazhorancës në Kuvend të Kosovës, dhe do të jetë më vështirë të qeveriset pa bërë ndonjë kompozime apo disa kompromise me opozitën , partitë opozitare duhet të unifikohen të jenë më të organizuar dhe më të zëshëm përballë qeverisë aktuale”, tha në fund, juristi Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat