Paralajmërohet përgatitja e ministres Donika Gërvalla për goditjen e radhës kundër krimit

Politika

Paralajmërohet përgatitja e ministres Donika Gërvalla për goditjen e radhës kundër krimit

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:13
Donika Gërvalla

Edhe pse po ka rezistime dhe pengesa nga opozita në mënyra të ndryshme, Qeveria e Kosovës, nuk po ndalet me punët e saj.

Qeveria po bën çmos për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë.

Që nga formimi i Qeverisë rreth katër muaj më parë, janë kryer aksione të ndryshme nga Policia e Prokuroria ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë të lartë shtetëror për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, thotë se, në të gjitha ministrit po vërehet një luftë konstante kundër të gjitha të këqijave, ashtu siç po vërehet edhe puna e ministres Donika Gërvallës.

“Nëse Gërvalla e ka pasur guximin për shkarkimin të ambasadoreve, nuk ka dyshime se ajo nuk do të hezitoj që t’jua heq edhe Pasaportat Diplomatike banditëve të ish Pushtetit të koalicionit PAN, tabelat zyrtare nga automjetet dhe të gjitha benefitet tjera që mundë ti mbajnë për abuzim e keqpërdorim”, shprehet Tërnava.

Eksperti i sigurisë, thekson se, zyrtarët e shkarkuar mund të tentojnë akoma që të shfrytëzojnë benefitet e tyre.

Image
Hajrullah Tërnava

“Është e pritshme që të fortit e politikës në opozitë do të tentojnë që edhe më tutje, në vazhdimësi ta vazhdojnë përpjekjen për të abuzuar me një pjesë të privilegjeve që i kanë pasur në të kaluarën si vegla të pushtetit të korruptuar, që edhe pas përfundimit të mandatit të mbajnë, ose pas shkarkimit nga detyra, të tregohen uzurpator dhe ti shfrytëzojnë dhe abuzojnë me dokumentet diplomatike që ju sigurojnë benefite për lëvizjen tyre jashtë vendit, sipas ligjit në fuqi, madje duke mbajtur edhe në vetura me tabela zyrtare  diplomatike”, thekson ai.

 Sipas tij, për këto detaje kur bëhet shkarkimi i diplomatëve, ligji në fuqi i MPJ-së i shpjegon këto detaje e që duhen të gjithë t’iu përmbahen ligjeve në fuqi.

“Të gjithë pavarësisht pozitave në MPJ duhen t’iu përmbahen neneve që i parasheh ligji në fuqi, e sidomos nëse ata diplomat kanë ardhur në konflikt me ligjin në fuqi, e sidomos me këto shkelje është e mundur që janë kryer edhe vepra penale, prandaj të tillët duhet të procedohen në gjykatat kompetente dhe të tillët duhet ta dinë se ku e kanë vendin”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat