“Këtë e ka kuptuar edhe Miroslav Lajçak”, ja çfarë po kërkohet tani në vend të ndarjes së Kosovës

Politika

“Këtë e ka kuptuar edhe Miroslav Lajçak”, ja çfarë po kërkohet tani në vend të ndarjes së Kosovës

Nga: P.R Më: 20 korrik 2021 Në ora: 20:09
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Mes tensionesh të shumta, gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, takim ky që u zhvillua në Bruksel.

E pas takimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.

Kurse Aleksandër Vuçiq e cilësoi takimin e djeshëm si më të keqin deri më tani në dialogu.

E lidhur me takimin e zhvilluar dje mes Kurtit dhe Vuçiqit, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

“Siç dihet tanimë nga opinioni i gjerë, i ngarkuari i B.E-së, për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke u nisur nga turri i madh që pati marrë deri në theqafje, kuislingu Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës, krijimin e asociacionit kundër kushtetues, një etnik serb, dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë okupatore, qysh në fillim të marsit deklaronte me pompozitet dhe bindje të plotë, se brenda pak muajsh do të arrihet marrëveshja Kosovë Serbi”, thotë Qarri.

Image
Gani Qarri

Por me zgjedhjen e Kurtit kryeministër, Qarri thotë se situata ka ndryshuar.

“Mirëpo siç dëshmojnë zhvillimet më të reja, tani kanë ndryshuar gjendja dhe përveçse dialogun e udhëheqë një qeveri legjitime e votuar nga populli, fakti se Serbia nuk pranoi as një marrëveshje të thjeshtë për paqe, në kuadër të të cilës do të nënshkruhej pakti për mos-sulmim, nga Serbia ndaj Kosovës dhe anasjelltas, dëshmon se Serbia nuk e ka ndërmend njohjen e Kosovës as arritjen e marrëveshjes përfundimtare me vendin tonë, por shtyrjen e agjendës së saj, përpara, për hapjen e kapitujve të ri , në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, si dhe pritjen e momentit të volitshëm për ri-okupimin e Kosovës”, shprehet Qarri për “Bota sot”.

Më tej, analisti Qarri thekson se takimi i djeshëm dëshmon se Serbia nuk është e interesuar për paqe në rajon, por dëshiron tensione të reja në Ballkan.

“Për aq më tepër, kundërshtimi i deklaratës së takimit të djeshëm për të pagjeturit, të cilën e pranoi edhe vet përfaqësuesi i BE-së Josep Borell, por e kundërshtoi krimineli Vuçiq, vetëm pse kryeministri i Kosovës dhe Josep Borell u akorduan që në të, të përfshihej vetëm paragrafi për "Ballafaqimin me të kaluarën", vërteton edhe njëherë më tepër se Serbia as që është e interesuar për paqe dhe qetësi, por për probleme dhe tensione të reja në Kosovë dhe rajon”, deklaron Qarri.

“Madje, shihet hapur se ajo insiston me këmbëngulje, për krijimin e problemeve të pareshtura në vendin tonë, duke ndërhyrë në punët dhe rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës dhe bërë përpjekje për ndarjen dhe gllabërimin e veriut, kolonizimi i të cilit me ardhacak serb edhe nga Bosnja e Kroacia, vazhdon të jetësohet, pa asnjë pengesë, që nga viti 2015 në terren, duke ndërtuar fshatra e lagje të tëra me nga 300 e më tepër shtëpi, për ta ndërruar përbërjen etnike dhe bërë ndarjen e Kosovës, akt të kryer”.

Më tej, analisti Gani Qarri shprehet edhe ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak e ka kaptuar se gjërat kanë ndryshuar në dialog qysh nga arrestimi i Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.

“Kështu që z. Lajçak, me gjithë përvojën e gjatë në politikë, kësaj radhe duket të ketë rënë në iluzion dhe bërë hesapet pa hanxhiun, sepse siç u dëshmua nga zhvillimet në vijim, pas theqafjes nga turri që pat marrë Thaçi, i cili pasi u zbrit nga Aeroplani, u rrëzua edhe nga pushteti dhe përfundoi i arrestuar nga Specialja në Hagë, gjërat kanë ndryshuar 100% dhe nuk këndohet më kënga e vjetër, të cilën krimineli Vuçiq, nën ison e Hashim Thaçit, e interpretonte me vullnet, duke quar përpara pa asnjë pengesë asociacionin një-etnik serb dhe bosnjëzimin e Kosovës, për zhvendosjen e kufijve sipas qejfit dhe kudo që ti tekej atij”, nënvizon Qarri.

Sipas tij, në vend të ndarjes së Kosovës, tani po kërkohet llogaridhënie nga Serbia.

“Ndaj sot të gjithë jemi dëshmitar, se me marrjen në dorë të dialogut nga Qeveria e re, negociatat kanë marrë kahje dhe formë krejt tjetër, dhe në vend të ndarjes së Kosovës, tani po kërkohet llogaridhënie nga Serbia okupatore si shtet agresor, që nga vitit 1878 e këtej, kur Serbia nisi gjenocidin masiv kundër shqiptarëve duke shpopulluar krahina të tëra nga shqiptarët, me krimet më monstruoze, deri në vitin 1999. Pra përveç kërkesës për kthimin e mijëra trupave të vrarë e të kidnapuar që tash e mbi dy dekada, krimineli Vuçiq, qëllimisht po i mbahen peng në Serbi, nga Serbia kërkohet përgjegjësi edhe për krime e gjenocid, në luftën e fundit ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, për çka Qeveria e Kosovës është duke përgatitur dhe një padi ndërkombëtare kundër Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që është hapi më i drejtë dhe parimor , i cili nuk po mund të refuzohet as nga ndërmjetësuesit e BE-së, në dialog”, thotë analisti Qarri për “Bota sot”.

Për fund, Qarri e vlerëson lartë kërkesën e kryeministrit Kurti që pikë prioritare në takimin e ardhshëm, të jetë hetimi i mënyrës së vdekjes dhe fatit të organeve të mijëra të kidnapuarve të rinj shqiptar.

“Dhe për fund, përveç insistimit, plotësisht të arsyeshëm të kryeministrit Kurti për nënshkrimin, nën ombrellën e BE-së, të një pakti të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku Serbia do të zotohej me vendosjen e nënshkrimit të saj, në marrëveshje se nuk do ta sulmonte Kosovën, z. Kurti si udhëheqës i delegacionit dhe kryeministër i vendit, i kërkoi publikisht, që pikë prioritare në takimin e ardhshëm të jetë hetimi i mënyrës së vdekjes dhe fatit të organeve të mijëra të kidnapuarve të rinj shqiptar, të cilët Serbia i mori të gjallë nga Kosova, dhe mund tua ketë nxjerrë organet, e keqpërdorë ato në mënyra më makabre, akuzë të cilin qëllimisht e ka nisur ajo, e para kundër shqiptarëve, për ti mbuluar të zezat e veta dhe keqpërdorimin e organeve të të rinjve shqiptar, të kidnapuar gjatë kohës së luftës në Kosovë”, përfundon për “Bota sot” analisti politik, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat